“Të nisim vitin shkollor pa stres”, psikologia: Duhet bashkëpunim ndërinstitucional për luftën ndaj bullizmit
Prindërit dhe mësuesit janë dy elementët kryesorë që viti i ri shkollor të nis pa stres dhe pa problematika për nxënësit në sistemin parauniversitar. Sipas psikologes Entela Binjaku duhet një komunikim i kujdesshëm i prindërve me fëmijët se veç emocioneve pozitive ata ndiejnë edhe frikë ose pasiguri.
Prindërit dhe mësuesit janë dy elementët kryesorë që viti i ri shkollor të nis pa stres dhe pa problematika për nxënësit në sistemin parauniversitar. Sipas psikologes Entela Binjaku duhet një komunikim i kujdesshëm i prindërve me fëmijët se veç emocioneve pozitive ata ndiejnë edhe frikë ose pasiguri.
“Këto ditë që na kanë mbetur në dispozicion të pushimeve është mirë që prindërit të flasin më shumë me fëmijët, t’i motivojnë ata së brendshmi duke i se falë shkollës, librave, falë aktiviteteve që bëjnë së bashku me të tjerët dhe falë mësuesve çdo gjë vjen e bëhet më e bukur, bota e tyre fillon dhe zgjerohet më shumë, ata janë më të sigurt, bëhen më të ditur dita ditës dhe kjo i bën ata më të fortë për të nesërmen”, ka thënë Entela Binjaku, psikologe.
Padiskutim që emocionet më të forta i kanë ata mijëra vogëlush që nisin klasën e parë.
“Kanë provuar shumë e shumë studime se një ndër kujtimet që mbetet në mendjen e njeriut deri në ditën e fundit të jetës është dita e parë e shkollës. Kjo vjen për këdo, kudo në cilën do kulturë. Kjo do të thotë se intensiteti emocional i kësaj dite është aq i fuqishëm saqë është e pamundur të mos lërë gjurmë”.
Gjithashtu, sipas psikologes, një nga problematikat më të mëdha në shkollat tona mbetet bullizmi, ndaj duhet një bashkëpunim i të gjithë institucioneve.
“Tani ne kemi ardhur në kushtet ku kemi nevojë për një strategji kombëtare kundër bullizmit. Çdo aktor që ka detyrimin të kujdeset për fëmijët duhet të bëjë punët edukuese me mënyrën sesi mendon, sesi shprehet, modelin që ndjek apo qëndrimet që mban sepse kështu ne përçojmë tek fëmijët modelet e njerëzve të edukuar, të kulturuar dhe qytetarë. Sa i takon ushtrimit të dhunës, unë dëshiroj që të shohim fëmijë të cilët ta duan njëri-tjetrin dhe këtu është një përgjegjësi e madhe e familjeve, që t’iu mësojnë fëmijëve dashurinë për njëri-tjetrin, dashurinë për më të dobëtin”, ka përfunduar psikologia Binjaku.
Sipas të dhënave të drejtorive arsimore gjatë vitit të shkuar format e bullizmit mes fëmijëve u trefishuan, dhe shumica e rasteve kishin si pikënisje rrjetet sociale.
Burimi: Klan Tv
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Prindër, ja se si të përdorni Platformën digjitale SMIP, për të parë notat e fëmijës tuaj, mungesat por dhe sjelljen në shkollë
Libra të sugjeruar nga ALBAS për nxënësit e klasave fillore
Mbi rritjen e dhunës në shkolla...