Studimi ngre alarmin për përdorimin e telefonit nga fëmijët, mbi 90% e të vegjëlve me rrjetet sociale! Rreziku që u kanoset
Mbi 70 % e grupmoshës së fëmijëve në klasën e parë (6-7 vjeç) janë tashmë online. Për fëmijët 8-9 vjeç kjo shifër rritet në 85 %, ndërsa për grupmoshën 10 - 11 vjeç përqindja rritet në 95%. Mbi 12-14 vjeç pothuajse 99 % kanë përvoja me internetin. Ndaj ekspertët thonë se fëmijët të mos lihen vetë në internet.
Sipas një studimi, shumica e nxënësve të klasës së parë janë online, që do të thotë se fëmijët vijnë në kontakt me internetin shumë herët.
Fillimisht fëmijët përdorin një tablet, pastaj telefonin celular e më pas edhe mjete të tjera elektronike. Fëmijët në Gjermani shumë herët fillojnë me lojëra në telefonat e prindërve, e pastaj bëjnë edhe detyrat e shtëpisë në kompjuter. Mosha e fëmijëve që përdorin lojëra dhe internet po ulet gjithnjë e më shumë. Këtë e dëshmon edhe sondazhi i fundit i Shoqatës digjitale Bitkom.
Rreth 70% e fëmijëve të vegjël janë online
Sipas këtij sondazhi, mbi 70 për qind e grupmoshës së fëmijëve në klasën e parë (gjashtë deri në shtatë vjeç) janë tashmë online. Për fëmijët tetë deri në nëntë vjeç, kjo shifër rritet në 85 për qind, ndërsa për grumoshën 10 deri në 11 vjeç përqindja rritet në 95 për qind. Mbi 12 vjeç pothuajse 98 për qind kanë përvoja me internetin, ndërsa nga mosha 14 vjeç e më shumë, gati të gjithë (mbi 99 për qind) janë online.
Pajisja më e preferuar digjitale për fëmijët dhe të rinjtë është telefoni celular. Rreth 88% e fëmijëve deri në dymbëdhjetë vjeç kanë një telefon. Ndërsa tek të rinjtë (16 deri në 18 vjeç), përdorimi i smartfonëve është mbi 98 për qind, i ndjekur nga laptopët ose PC-të (me 87 për qind) dhe tabletët (86 për qind). Më shumë se një e treta e fëmijëve apo të rinjve përdorin gjithashtu një orë inteligjente (36 për qind).
Sa kohë në ditë përdoren pajisjet digjitale?
Kohëzgjatja e përdorimit të smartfonëve rritet ndjeshëm me moshën e fëmijës. Fëmijët e moshës gjashtë deri në nëntë vjeç përdorin telefonat celularë mesatarisht 37 minuta në ditë. Ndërsa fëmijët e moshës dhjetë deri në dymbëdhjetë vjeç, përdorin gati trefish më shumë telefonat, sepse koha e përdorimit rritet në mesatarisht 107 minuta në ditë. Të rinjtë e moshës 13 deri në 15 vjeç kalojnë rreth dy orë e gjysmë (154 minuta) me telefonat e tyre celularë çdo ditë. Ndërsa përdoruesit e moshës 16 deri në 18 vjeç thonë se shpenzojnë më shumë se tre orë (201 minuta) në ditë me telefon. Mesatarisht fëmijët e moshës gjashtë deri në 18-vjeç shpenzojnë më shumë se dy orë (127 minuta) në ditë me celularët e tyre.
Përdorimi i telefonave celularë është rritur dukshëm me kalimin e kohës. Në vitin 2014, vetëm 20 për qind e nxënësve të klasës së parë përdornin një telefon të tillë, ndërsa dhjetë vjet më vonë shifra është rritur në pothuajse 60 për qind. Me rritjen e moshës rritet edhe përqindja e fëmijëve që përdorin këto pajisje, e ato përdoren për komunikim me të tjerët, për dërgimin e mesazheve, dëgjimin e muzikës, radios, podkasteve, për fotografi e video si dhe për lojëra të ndryshme.
Rrjetet sociale
Interesante është që mbi 93 për qind e fëmijëve dhe të rinjve prej dhjetë vjeç e më shumë përodrin edhe rrjetet sociale çdo ditë. Kryeson YouTube (me 87 për qind), përpara Instagramit dhe Snapchatit (me 53 për qind) dhe TikTokut (51 për qind). Facebooku tek fëmijët dhe të rinjtë përdoret më pak. Por përdorimi i rrjeteve sjell edhe shumë probleme.
Përdorimi dhe problemet me rrjetet
Shumë fëmijë dhe të rinj nuk mund ta imagjinojnë jetën pa internet. Shumica e fëmijëve dhe të rinjve nga mosha dhjetë deri në 18 vjeç thonë se nga interneti kanë mësuar diçka (89 për qind). Më shumë se gjysma (57 përqind) thonë se nuk mund ta imagjinojnë jetën pa internet. 46 për qind pranojnë se në internet kanë dhënë ndonjëherë të dhëna të rrejshme, për të qenë në gjendje të përdornin oferta të caktuara si lojëra ose blerje në internet.
Ndaj ekseprtët thonë se është shumë me rëndësi që fëmijët të mos lihen vetë në internet dhe se prindërit duhet të mbështesin fëmijët kur përdorin internetin, sepse atje mund të përdoren gjëra që nuk përshtaten me moshën e tyre, e shpesh mund të bien edhe pre e mashtrimeve dhe ofendimeve.
Në anketën e Bitkom Research në internet në muajt maj dhe qershor kanë marrë pjesë 942 fëmijë dhe të rinj nga mosha gjashtë deri në 18 vjeç. Fëmijët e moshave gjashtë deri në dhjetë vjeç janë shoqëruar nga prindërit e tyre./DW
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Si lindi shkolla, një nga institucionet më jetëgjata të qytetërimit tonë?
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Kur fëmijët janë shume të zënë në shoqërinë bashkëkohore...