Kërkimi

Sondazhi: Gjendja e arsimit është përkeqësuar në 5 vjetët e fundit, flasin disa nga mësuesit

Në bazë të anketës nga “The PEW Research Center” të realizuar me 2531 mësimdhënës, ka rezultuar se mësimdhënia po përballet me sfida të njëpasnjëshme, moskënaqësi dhe stres.

“The PEW Research Center" ka realizuar një anketë me 2531 mësimdhënës, të cilëve u kanë parashtruar pyetje lidhur me profesionin e mësuesisë. 


Në pyetjen se a është stresuese të jesh mësues, 77% e mësuesve thanë se mësimdhënia është shpesh stresuese dhe 68% thanë se mësimdhënia është dërrmuese.


Disa nga përgjigjet e mësimdhënësve lidhur me arsyen se pse stresi te ta është i pashmangshëm, janë këto: 


“Mësimdhënia është bërë gjithnjë e më stresuese. Ne pritet të jemi gjithçka për një student, por të mos kemi kufijtë e duhur.” - tha Keri.


“Unë ende përjetoj më shumë stres sesa do të doja, për shkak të fëmijëve që thjesht duan të na sfidojnë dhe të mos mësojnë...”- tha Ali.


“Disa ditë më pëlqen, disa ditë është stresuese. Zakonisht stresi vjen nga administratori ose prindërit. Ndonjëherë vjen edhe nga sjelljet e fëmijëve.” - tha Heather.


“Askush nuk po i menaxhon sjelljet e fëmijëve në shtëpi, kështu që sjelljet e tyre janë jashtë kontrollit në shkollë ku nuk ka pasoja. Ata janë krejtësisht të varur nga telefonat e tyre dhe vazhdimisht të hutuar.”


Nga stresi që këta mësues kanë, shumë prej tyre nuk e sugjerojnë këtë profesion për njerëzit e tjerë. Lidhur me këtë, mësuesit ndanë këto opinione:



"Unë në asnjë mënyrë nuk do t'ia rekomandoja këtë profesion askujt. Nuk jam i sigurt se mund të arrij deri në pension."- tha Shannon.


“Vetë vajza ime dëshiron të bëhet mësuese dhe unë po përpiqem në mënyrë aktive t'ia ndryshoj mendjen.”- tha Ker.


Përpos sfidave me nxënësit dhe prindërit, mësuesit shprehen edhe për moskënaqësinë e nivelit të pagës. Edhe në vendet si Amerika, mësuesit i vlerësojnë si të ulëta pagat e tyre.


Nga ky sondazh vetëm 15% e mësuesve janë ndier të kënaqur me pagën e tyre, ndërsa 51% e tyre nuk janë të lumtur me nivelin aktual të pagës.


“A meritoj më shumë? Ndoshta! A punoj më shumë se 40 orë në javë? Me siguri. A ia vlen? Për mua është kjo pikëpyetje.”, tha mësuesja Laura Ann.



Përfundimisht, në bazë të kësaj ankete të përmbledhur me opinionet e mësuesve, tregohet një ndjenjë e përgjithshme e moskënaqësisë në mësimdhënie, duke përfshirë edhe zhgënjimin në lidhje me kushtet e punës, pagën dhe gjendjen e përgjithshme të arsimit, sidomos në këto pesë vjetët e fundit.




Burimi: Kliko këtu




©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

510 Lexime
7 muaj më parë