Si t’ia bëj që të mos skuqem kur jam para personit që më pëlqen?
Nuk ka asgjë që mund të pengojë skuqjen e fytyrës, por mund të përpiqesh të ndryshosh shkaqet që e sjellin atë, pra, të zvogëlosh ankthin që e shkakton të gjithë këtë proces brenda teje.
Pyetja e adoleshentit: Si t’ia bëj që të mos skuqem kur jam para personit që më pëlqen?
Përgjigjen specialistët:
Me këtë kuptojmë skuqjen e menjëhershme dhe të pakontrolluar të fytyrës (veçanërisht faqet dhe veshët), që disa persona e përjetojnë në situata stresi dhe nervozizmi.
Ky reaksion ndodh përpara situatave të caktuara që sjellin ankth ( si për shembull takimi ballë për ballë me personin që të pëlqen): sistemi nervor aktivizohet, duke bërë të zgjerohen enët sipërfaqësore të gjakut, të cilat transportojnë gjakun e oksigjenuar në fytyrë, veshë dhe qafë. Si pasojë e kësaj ndodh skuqja.
Ky reaksion shoqërohet zakonisht me djersitje të tepërt, ndjenjë nxehtësie, si dhe rritje të rrahjes së zemrës. Skuqja është e dallueshme: e ndien edhe personi që e përjeton, edhe ai që është me të.
Skuqja vihet re më shpesh te personat që kanë lëkurë të hollë dhe në ngjyrë të çelët, por edhe tek ata që janë të ndrojtur, të pasigurtë dhe të varur nga opinionet dhe vlerësimet e të tjerëve.
Nuk ka asgjë që mund të pengojë skuqjen e fytyrës, por mund të përpiqesh të ndryshosh shkaqet që e sjellin atë, pra, të zvogëlosh ankthin që e shkakton të gjithë këtë proces brenda teje.
Pa dyshim që te disa persona pamundësia për të kontrolluar këtë situatë ndikon në jetën e tyre shoqërore. Në rastet më të rënda ka një mundësi: nënshtrimi i një operacioni kirurgjikal, i cili bëhet për heqjen e gjëndrave limfatike (që gjenden në sqetulla), të cilat kontrollojnë djersitjen dhe skuqjen e fytyrës dhe të qafës.
Një mënyrë e mirë...
Provo të imagjinosh sikur takohesh me personin që të pëlqen dhe të vendosësh se si mund të sillesh me qetësi përballë tij.
Kështu që, kur të jesh me të, me siguri që do të jesh me i/e qetë dhe sistemi yt nervor nuk do të aktivizojë gjithë këtë mekanizëm, që të bën të skuqesh.
( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )
Si të ndërtoj ura komunikimi me prindërit?
Nëntë në dhjetë gra nuk e dinë masën e gjoksit të tyre!
Emocionet dhe shqetësimet e moshës