Si të kuptojmë sjelljet e fëmijëve 3-4 vjeçarë
Sjelljet e fëmijëve 3-4-vjeçarë mund të shfaqen në mënyra të ndryshme, të cilat dallojnë nga zhvillimi individual i tyre dhe konteksti në të cilin ata rriten.
Në vazhdim referuar “Udhëzuesit metodik për dosjen Hop Hop” nga Albas, kemi sjellë dy pika dhe disa këshilla për prindërit që duhet të kenë parasysh ndaj të vegjëlve të tyre.
Emocional: Duhet pranuar që fëmijët 3-4-vjeçarë udhëhiqen nga emocionet, të cilat kanë prirje të shtohen me rritjen e moshës së tyre. Ata ndihen shumë të entuziazmuar për të gjitha gjërat e reja që janë të aftë të bëjnë, por, njëkohësisht, u duhet të përballen me “veçimin”. Ju mund t’i lini ata të luajnë në mënyrë të pavarur ose të prisni sa ata të jenë të gatshëm të luajnë vetë pak e nga pak, në mënyrë që kjo ndarje apo ky veçim të mos krijojë panik tek ata.
Sipas Erik Eriksonit, psikologut i cili zhvilloi një teori të shumëpërdorur për zhvillimin psiko-emocional, të vegjlit e kësaj grupmoshe gjenden përballë zgjidhjes së një krize të veçantë zhvillimi: pavarësia kundrejt turpit. Me fjalë të tjera, ata janë të detyruar të punojnë për të zgjidhur tensionet mes besimit në vetvete dhe kontrollit të vetes.
Pronësia: Zhvillimi normal i fëmijëve kalon përmes lodrave. Koncepti i pavarësisë, natyrisht, varet nga të kuptuarit themelor të konceptit “unë”. Sapo të vegjlit kuptojnë dallimin mes vetes dhe të tjerëve, ata fillojnë të fokusohen në konceptin e pronësisë “e imja” dhe e të kundërtës “nuk është e imja”. Beteja për lodrën është tërësisht një manifestim normal që tregon se ata i kanë përftuar këto koncepte. Ndarja e lodrave me të tjerët u kërcënon pronësinë ndaj gjërave të veçanta.
Fëmijët në përgjithësi priren të jenë më emocionalë, veçanërisht gjatë moshës 3-4 vjeç. Kjo periudhë është e rëndësishme për prindërit, sepse është koha kur ata formojnë lidhje themelore me fëmijët e tyre dhe ndihmojnë në zhvillimin e tyre emocional, shoqëror dhe kognitiv. Prandaj, si prindër, është e rëndësishme të keni kujdes të veçantë dhe durim me fëmijët e kësaj moshe.
Përgatiti: Arlinda Hajdaraj, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur, miqve apo kolegëve për Vitin e Ri
Prindër, ja se si të përdorni Platformën digjitale SMIP, për të parë notat e fëmijës tuaj, mungesat por dhe sjelljen në shkollë
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.