“Shkronja dh e ll”, abetare
Ditari i orës së mësimit është realizuar nga mësuesja Dallandyshe Dyrmishi, shkolla 9-vjeçare Velabisht, Berat. Temat e orës së mësimit në lëndën e abetares “Punim ushtrimesh faqja 72-73” e “Shkronja dh e ll” do të zbërthehen gjatë 90 minutave.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi
Lënda: Gjuhë shqipe/Abetare
Shkalla: I
Klasa: I
Mësuesja: Dallandyshe Dyrmishi
Shkolla 9-vjeçare Velabisht, Berat
Tema:
1. Punim ushtrimesh faqja 72-73 Abetare
2. Shkronja dh e ll
Situata e të nxënit:
Luaj me shkronjat/
Ëmbëlsirat
Koha: 90’
Rezultatet e të nxënit:
- Reciton vjershën me intonacionin e duhur.
- U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen e saj.
- Formon e shkruan fjali me fjalët e dhëna.
- Ruan hapësirat midis fjalëve.
- Gjen fjalë që kanë në pozicione të ndryshme dh e ll.
- Përdor kur duhet shkronjën dh e ll në fjalët e dhëna.
Fjalë kyçe: akullore, ëmbëltore, shurup, kaush, tingull bashkëtingëllor
Strategji dhe teknika:
- Stuhi mendimi
- Pyetja sjell pyetjen
- Punë individuale
- Veprimtari në çift
- Analizë/sintezë
Burimet e informacionit dhe mjete:
Teksti i Abetares, shkronja ilustruese, mjete vizatimi, libra për fëmijë, fisha ,video projektor.
Lidhja me fushat e tjera:
Matematikë
Art
Edukim shëndetësor
Hapi i parë:
- Shkruaj në tabelë shkronjat dh e ll .
- Ndaj nxënësit në dy grupe për të gjetur fjalë që kanë dh e ll në pozicione të ndryshme.(në fillim ,në mes apo në fund)
- Fjalët e gjetura i shkruajnë në tabelë duke treguar kujdes në lidhjen e tyre me shkronjat e tjera si dhe duke veçuar fjalët që mund të shkruhen gabim.(në vend të dh të shkruajnë ll e anasjelltas)
(dhoma, dhjeta, dhjetor, Dhurata,
dhurata, dhemb, dhëmb)
(molla, llokume, akullore, pëllëmba, llamba)
Paraqes etiketa me fjalë që u mungojnë rrokje. Nxis nxënësit të plotësojnë me rrokjen e duhur duke formuar fjalë me kuptim. Lexojnë fjalët e formuara.
kuku_ _ , mo_ _ , __ __mba,
__ __mbi, pë__ __mbi,
petu__ __, __ __ma
Qarkojnë rrokjet që kanë shkronjat dh e ll.
Hapi i dytë: Në tabelë shkruaj fjalinë: Ëmbëlsira ime e preferuar është……
Orientoj nxënësit të shkruajnë fjalinë të plotë në një fletë dhe e ngjitin në tabelë.
Lexojnë dhe grupohen sipas zgjedhjes që kanë bërë.
- Cila ëmbëlsirë pëlqehet më shumë në klasën tonë?
- Sa nxënës e pëlqejnë?
- Po më pak?
- Ç’kujdes duhet të tregojmë me ëmbëlsirat?
- Pse?
- Vendos në sfond; Kush e hëngri akulloren?
Pyes rreth përmbajtjes së vjershës:
- Ku zhvillohet ngjarja?
- Çfarë kishte në park?
- Si ishin akulloret?
- Pse arushi bleu dy akullore?
- Çfarë i ndodhi atij?
Recitim i vjershës nga disa nxënës
Hapi i tretë:
Nxënësit punojnë ushtrimet në tekst duke bashkëpunuar në dyshe.
Ndihmoj nxënësit që kanë vështirësi:
Pëllumbi bleu pikë-pikë
Akullorja. kullon akullore.
Dielli është në qiell.
Drini solli letrën.
Pëllumbi solli letrën.
Akullorja kullon pikë–pikë.
Dielli është në qiell.
Drini bleu akullore.
Lexojnë fjalitë e formuara.
Paraqes fjalinë: LLAMBATIBLEUBABI.
Ndajnë fjalët dhe shkruajnë me shkrim shtypi dhe dore fjalinë.
Hapi i katërt:
Veprimtari shkrimi dhe leximi:
Diktim me rrokje, fjalë dhe fjali .
dha, dhe, lla, llu, llo, dhë
molla, dhoma, llamba, llokume, dhurata
Dhurata udhëton me tren.
Akulloja më pëlen shumë.
Sa akullore bleu arushi?
Lexim i rrokjeve, fjalëve dhe fjalive të shkruara.
Hapi i pestë:
Shpërndaj tekste të panjohura duke kërkuar të qarkojnë të gjitha shkronjat dh e ll. Numërojnë numrin e shkronjave të gjetura.
Vizatim i akullores së preferuar.
Brenda saj shkruajnë fjalë apo fjali sipas dëshirës.
Vlerësoj nxënësin për:
- Reciton vjershën me intonacionin e duhur.
- U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen e saj.
- Formon e shkruan fjali me fjalët e dhëna.
- Ruan hapësirat midis fjalëve
- Gjen fjalë që kanë dh apo ll në pozicione të ndryshme.
Detyrë shtëpie:
Shkruaj pjesën që të pëlqen.
Ilustro me vizatim.
Shkruaj fjalë që kanë dh apo ll dhe me pesë prej tyre formo fjali.
(Portali Shkollor)
Plan projekte ndërlëndore për Arsimin Fillor, viti shkollor 2022-2023
Vlerësimi i nxënësve në klasat 1-3, bazuar në udhëzimet përkatëse
Teste vlerësimi për klasën e parë