“Shkronja Ç, ç”, abetare
Ditari i orës së mësimit është realizuar nga mësuesi Shkelzim Pepaj i shkollës “Adem Haxhija”, Postribë. Temat e orës së mësimit në lëndën e abetares “Punim i shkronjës Ç, ç, Faqe 82 e Abetares” e “Punim e lexim i shkronjës Ç, ç, Faqe 83 e Abetares".
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi
- Reciton vjershën me intonacionin e duhur.
- U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen e saj.
- Formon e shkruan fjali me fjalët e dhëna.
- Ruan hapësirat midis fjalëve.
- Gjen fjalë që kanë në pozicione të ndryshme dh e ll.
- Përdor kur duhet shkronjën dh e ll në fjalët e dhëna.
Lënda: Gjuhë shqipe/Abetare
Shkalla: I
Klasa: I
Mësuesi: Shkelzim Pepaj
Shkolla “Adem Haxhija”, Postribë
Tema:
1. Punim i shkronjës Ç, ç, Faqe 82 e Abetares
2. Punim e lexim i shkronjës Ç, ç, Faqe 83 e Abetares
Situata e të nxënit:
Palaçoja në shitore
Koha: 90’
Rezultatet e të nxënit:
- Përshkruan mbi bazën e figurave duke folur rrjedhshëm, qartë dhe me intonacion;
- Shqipton, shkruandhe lexon tingullin dhe shkronjën Ç, ç;
- Qarkon shkronjën Ç,ç të shtypit në pozicione të ndryshme të fjalës;
- Emërton dhe shkruan fjalë me shkronjën ç;
- Ndan fjalinë nëfjalë dhe më pas fjalën në rrokje;
- Lidh rrokjet e dhënadhe formon fjalë me shkronjën ç duke i lexuar ato;
- Qarkon rrokje meshkronjën ç në fjalët e dhëna;
- Lexon tekstin qartëdhe saktë;
- U përgjigjet pyetjeveqë kanë të bëjnë me përmbajtjen;
- Nënvizon në tekstfjalët me shkronjën ç;
- Interpreton në rolepjesën që lexon;
- Qarkon fjalën e shkruar saktë.
Fjalët kyçe:
Palaçoja, çizme,çantë,kapuç, çorape, shitore, shitës.
Lidhja me fushat e tjera ose temat ndërkurikulare:
- Matematikë;
- Arte;
- Edukim fizik,sporte dhe shëndet;
- Edukim me të drejtat e fëmijëve.
Burimet:
Laptop,video projektor, libri i Abetares, shkronja Ç, ç, etiketa fjalësh, materiale vizatimi, libra për fëmijë, veshje të ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
- Bisedë rreth figurës;
- Analizë e sintezë;
- Veprimtari në dyshe;
- Lexim me ndalesa;
- Interpretim në role;
- Punë individuale.
Veprimtaritë paraprake:
- Paraqes në tabelë foton e palaços në shitore.
- Bëhet një bisedë rreth figurës.
- I nxis nxënësit të vërejnë figurën në tekst.
- Nxënësit vërejnë figurën dhe tregojnë çfarë shohin dhe çfarë kuptojnë.
- I ndihmohoj me pyetjet:
- Kë po shikoni ?
-Si është veshur ai?
- Ku ka shkuar ai?
- Çfarë mendoni se do të blerë?
- Po ju çfarë do të zgjidhnit
Veprimet në situatë:
Paraqites figura që përmbajnë shkronjën ç në tabelë, emërtohen nga nxënësit dhe tregojnë ku dëgjojnë tingullin ç.
Analizë e sintezë:
Shkruaj në tabelë fjalinë:
Palaçoja bleu këpucë të çuditshme.
Nxënësit lexojnë fjalinë korazi. Kryhet procesi i analizës duke e ndarë fjalinë në fjalë dhe fjalët në rrokje, për shkëputjen e tingullit dhe shkronjës Ç,ç. I ndihmoj me pyetjet : - Sa fjalë ka fjalia? - Në cilat fjalë dëgjoni tingullin ç? - Sa rrokje ka fjala palaçoja? - Po fjala çuditshme? Nxënësit shqiptojnë tingullin e ri ç, theksohet se është tingull bashkëtingëllor.
Prezantoj shkronjën Ç,ç.
- Paraqes grafikun e shkronjës Ç, ç të shtypit në tabelë.
- Nxënësit bëjnë dallimin e shkronjës së madhe e të vogël të shtypit.
- Lëvizet dora në ajër nën drejtimin tim sipas grafikut të shkronjës Ç, ç.
- Nënësit gjejnë fjalë me shkronjën ç në përbërjen e saj.
- Nxënësit shkruajnë nga 2-3 rreshta me shkronjën Ç, ç në fletoren individuale.
- Lidhen rrokjet e dhëna për të formuar fjalë.
- Fjalët e formuara janë:
çadra, çohem, çorape, çaji, çelës, çelësa, çajnik, çantë, çorape.
- Fjalët shkruhen në fletoren individuale.
- Qarkohen rrokjet: ça, çi, ço, çe, çu në fjalët e dhëna:
çadër, çizme, çerdhe, çamçakëz, maçok, çorape, çukit.
Shkruaj titullin në tabelë:
Palaçoja në shitore.
Nxisin nxënësit të mendojnë për 2-3’ se çfarë mund të blejë palaçoja në shitore, duke u bazuar edhe te figura. Dëgjohen disa nxënës dhe shkruhen përgjigjet e tyre në tabelë.
Lexim me ndalesa.
Ndaj tekstin në pjesë dhe lexohet me ndalesa:
Ndalesa e parë: që nga fillimi deri te “… i tha shitësja.”
Pyes nxënësit:
- Pse shkoi palaçoja në shitore?
- Pse shikonte rreth e rrotull ai?
- Pse u habit?
- Çfarë mendoni se do të zgjedhë?
Ndalesa e dytë: deri te “… çizmen e kuqe”.
Pyes nxënësit:
- A ndodhi ashtu si menduat?
- Çfarë ndodhi?
- Si mendoni se vazhdon ngjarja?
Ndalesa e tretë: deri në fund.
Pyes nxënësit:
- Çfarë i tha shitësja palaços?
- Çfarë ndodhi?
- Pse çalonte palaçoja?
- Pse iku i kënaqur?
- A ishte ngjarja ashtu si e menduat në fillim? Demonstrimi i rezultateve të arritura:
Demostrim i rezultateve të arritura:
- Bëhet leximi zinxhir për t’i dhënë mundësinë çdo nxënësi që të lexojë;
- Bëhet interpretimi në role;
- Nënvizohen në tekst fjalët që përbëjnë në
- trupin e tyre shkronjën ç;
- Bëhet qarkimi i fjalëve të shkruara saktë;
- Bëhet ngjyrimi i palaços.
Vlersimi i situatës:
- Përshkruan mbi bazën e figurave duke folur rrjedhshëm, dhe me intonacion;
- Shqipton, shkruan dhe lexon tingullin dhe shkronjën Ç, ç;
- Qarkon shkronjën Ç, ç të shtypit në pozicione të ndryshme të fjalës;
- Shkruan dhe lexon fjalë me shkronjën ç dhe shkronjat e mësuara;
- Lexon tekstin qartë dhe saktë;
- U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen;
- Interpreton pjesën e lexuar në role.
Detyrë shtëpie:
- Shkruaj nga 2 rreshta me shkronjën e madhe e të vogël të shtypit Ç, ç.
- Shkruaj 10 fjalë me shkronjën ç.
- Shkruaj dy fjali për palaçon.
(Portali Shkollor)
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat, viti shkollor 2024-2025
Pesëvargëshi
“Ditari i karrierës”, udhërrëfyes për nxënësit e klasave të 9-ta në drejtim të zhvillimit personal dhe profesional