Ankthi

Shfrytëzoje ankthin të bëhesh një lider më i mirë

Shpeshherë na kap një luftë arsyetimesh pro dhe kundër dhe gjatë kësaj beteje të lodhshme ne kuptojmë se jemi apo jo në ankth. Në atë moment, ti e ke shumë të vështirë të veprosh.

Shpeshherë na kap një luftë arsyetimesh pro dhe kundër dhe gjatë kësaj beteje të lodhshme ne kuptojmë se jemi apo jo në ankth. Në atë moment, ti e ke shumë të vështirë të veprosh. Një mori idesh të rrahin trurin dhe bllokohesh. Duart të ftohen dhe të kap paniku. Një pyetje të mundon: A kam nevojë për doktor?!

Të gjithëve na ka ndodhur që pavarësisht se kemi një problem shëndetësor, ankthi dhe mendimet negative na pushtojnë dhe sedra jonë na shtyn që të marrim pjesë me patjetër në mbledhjen e rëndësishme të radhës.

Një luftë arsyetimesh pro dhe kundër na kap dhe gjatë kësaj beteje të lodhshme ne e kuptojmë se jemi në ankth. Në atë moment, ti e ke shumë të vështirë të veprosh. Një mori idesh të rrahin trurin dhe bllokohesh. Duart të ftohen dhe të kap paniku. Një pyetje të mundon: A kam nevojë për doktor?

Kjo është një nga ato ndjesitë që personat e prekur nga ankthi përjetojnë gati çdo ditë të javës.

Marc Mercurio për një kohë të gjatë ka vuajtur këto simptoma, por ia doli që ta lërë pas këtë shqetësim serioz. Tani ai punon si këshillues dhe trajner i personave që kanë nevojë për një mentor, që të mund t’i nxjerrë ata nga këto momente të mbushura me presion dhe stres.

Më poshtë ai tregon pesë leksione që ka mësuar nga lufta kundër ankthit.

Flit për të shpesh

Sa herë ti ke qenë me dikë që ndodhej në një moment kritik, por që nuk ka folur në lidhje me të? Rrallë. Por për ndonjë arsye, si njerëz dhe sidomos liderë me ankth, ne e mbajmë të gjithë problemin brenda vetes.

Kjo është gjëja e fundit që ne duam. Dhe kështu, personi i prekur flet për ankthin kur ai mundet. Por nëse kemi ankth, duhet që të pyesim njerëzit e tjerë nëse ata ndihen në të njëjtën mënyrë si ndihemi ne. Nëse mëngjeset e tua janë të mbushura me shqetësime dhe frikëra, atëherë sigurisht që duhet të nisësh luftën ndaj këtij armiku. Fol me këdo, me njerëzit, partnerin/en dhe miqtë.

Biseda të tilla të ngrohta ndihmojnë shumë dhe ti mund ta kalosh krizën e ankthit shpejt. Të ndërtosh dhe forcosh marrëdhënie autentike jo vetëm që të ndihmon të përballosh ankthin, por të bën ty një lider më të mirë.

Përdor ankthin tënd për të shërbyer

Shërbimi ndaj të tjerëve ka qenë një antidot për ankthin tim. Kur unë mund të fokusohem te dikush tjetër, te historia e tyre dhe ajo çfarë ata kanë nevojë, mendimet e mia janë drejtuar te jeta dhe lufta e një tjetër individi. Kjo është arsyeja se përse kam zgjedhur karrierën time. Nuk ka rëndësi se çfarë po kalon dikush tjetër (hidhërim, humbje, përpjekje, depresion, vetëvlerësim i ulët), unë gjithnjë kam qenë i aftë që të bëj lidhje me luftën time me ankthin dhe t’i mbështes e t’u rri afër atyre.

Kur dikush ndan vuajtjet me ty dhe ti i ofron ndihmë, atëherë sensi i komunitetit rritet dhe lidhja për t’i qëndruar afër njëri-tjetri bëhet më e fortë.

Miqësohu me ankthin tënd

Nuk do të ishte keq që të përfitonit nga ankthi juaj. Nëse e ktheni ankthin në mikun tuaj, nuk do të dilni pa përfituar. Për disa persona, ankthi konsiderohet si pjesë e tyre, diçka që ata kanë evoluar së bashku dhe kanë krijuar një jetë autentike.

Madje kjo i ka bërë liderë të veçantë. Është mirë që ankthi të lihet të shfaqet kur je me të tjerët dhe jeto me të. Unë gjithmonë kur e ndiej se shqetësimet do të më pushtojnë, i them vetes që të bëhem gati e të përballem me të.

Vëmendje maksimale

Duke i emëruar mendimet, emocionet dhe ndjenjat e tua me gjykim të lirë, kjo quhet vëmendje maksimale. Unë kam arritur në përfundimin se duke ditur dhe njohur momentin kur unë do të nis të ndiej ankth, e rrit vigjilencën dhe komunikimin me veten time. Mendoj se është mirë që njerëzit të nisin e të praktikojnë gjendjen e të pasurit vëmendje maksimale. Kjo praktikë mua më ka bërë një dëgjues më të mirë, një folës më të mirë dhe gjithashtu një lider më të mirë.

Mos harro, ti je në rregull

Ngulite mirë në mendje: nëse ti merr frymë, atëherë gjendja jote është në rregull dhe ti nuk je në rrezik. Ti je një njeri më i mirë dhe një lider më i mirë, për shkak të kësaj gjëje. Ti mund të drejtosh me dhe nëpërmjet ankthit.

3,212 Lexime
8 vjet më parë