Fruta dhe perime

Sa perime dhe fruta duhet të konsumoni në ditë?

Çdo njeri është i ndryshëm dhe ka nevoja të veçanta për t'u ushqyer, kështu që nuk ka një plan që ju përshtatet të gjithëve. Ndërsa standardi me 2000 kalori është një mesatare që u përshtatet shumicës së njerëzve...

Cila është pjesa më e rëndësishme e një diete ushqyese? Shumica prej nesh automatikisht mund të thonë përgjigjen: fruta dhe perime. Dhe megjithatë mund të jetë e vështirë që të hani sasinë e duhur ditore të rekomanduar dhe shumica e amerikanëve thjesht nuk e bëjnë, ose më saktë rreth 75 për qind e tyre. 


Sa është sasia ditore e rekomanduar?

Nuk është se shumë shkencëtarë bien dakord, por pothuajse të gjithë duket se mendojnë njësoj: që ne duhet të hamë më shumë fruta dhe perime. Dikush që ka nevojë për 2000 kalori në ditë duhet të hajë:


2 kupa me fruta

2 e 1/2 kupa me perime


Këto rekomandime vijnë nga udhëzimet e pranuara gjerësisht nga shkencëtarët, por që janë sigurisht vetëm udhëzime të përafërta. Çdo njeri është i ndryshëm dhe ka nevoja të veçanta për t'u ushqyer, kështu që nuk ka një plan që ju përshtatet të gjithëve. Ndërsa standardi me 2000 kalori është një mesatare që u përshtatet shumicës së njerëzve, sigurisht që nuk u përshtatet të gjithëve. Ndiqni galerinë e fotove për të parë disa kombinime: 

3,563 Lexime
7 vjet më parë