Rregullat që maturantët duhet të kenë parasysh gjatë provimeve të Maturës Shtetërore
Më poshtë janë listuar rregullat të cilat duhet të kenë parasysh maturantët kur të japin provimet e Maturës Shtetërore të cilat janë shkëputur nga rregullorja e përgjithshme e MSH.
Orari dhe kohëzgjatja e provimeve të Maturës
Maturantët duhet të paraqiten pranë qendrës së provimit 1 orë e 30 minuta përpara.
Provimet e Maturës Shtetërore 2023 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Mjetet që duhet të keni me vete
Maturanti/kandidati duhet të ketë me vete ditën e provimit dokumentin e identifikimit si dhe mjetet e nevojshme: stilolaps, vizore, kompas, makinë llogaritëse e thjeshtë.
Nuk duhet të merrni:
- Nuk duhet të keni me vete asnjë mjet tjetër që nuk shërben për provim.
- Maturanti/kandidati, i cili paraqitet në qendrën e provimit dhe/ose konstatohet gjatë provimit me celular përjashtohet nga ai provim, por ka të drejtë ta japë atë në sesionin pasardhës.
Pikët e testit dhe kalueshmëria
Provimet e Maturës zhvillohen me shkrim.
Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale.
Maturanti konsiderohet mbetës në provim nëse ka marrë më pak se 25% të pikëve të testit.
Çfarë duhet të bëni pasi merrni testin?
Maturanti/kandidati pasi merr testin, kontrollon gjendjen fizike të testit (është i palexueshëm, mungon ndonjë faqe etj), si dhe nëse është lloji i testit që ka kërkuar në formularin A1/A1Z.
Nëse vërehen parregullsi kërkon test tjetër nga AP, dhe duke plotësuar një deklaratë për marrjen e testit.
Plotësimi i testit të Maturës
Maturanti/kandidati plotëson testin me një ngjyrë (të zezë ose blu).
Në pyetjet me alternativa, maturanti/kandidati rrethon vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë.
Nëse maturanti/kandidati rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pikë.
Çfarë duhet të bëni pasi mbaroni provimin
Maturantët/kandidatët, kur e dorëzojnë testin, nënshkruajnë për dorëzimin e tij në listën që disponon AP.
Maturantët/kandidatët që e dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk mund të dalin nga qendra e provimit përpara kohës së përfundimit të testit. Ata grumbullohen brënda qëndrës së provimit në një mjedis të përcaktuar më parë.
©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Njohuri për tekstin joletrar: teksi informues, përshkrues dhe argumentues
Analiza e romanit satirik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Koment i poezisë “Zemra e liqerit” nga Lasgush Poradeci