Sensibilizim

Rëndësia e ndërhyrjes së hershme te fëmijët me nevoja të veçanta

“Sa me shpejt të ndërhyhet te fëmijët me nevoja të veçanta aq më tepër efikase do të jetë ndërhyrja, sepse mosha e hershme (2-6 vjeç) është një moshë ku mësohen dhe zhvillohen shumë nga shkathtësitë jetësore themelore”. Material nga Nora Islami, nëndrejtoreshë e shkollës speciale “Luigj Gurakuqi”.

Çfarë është ndërhyrja e hershme/Vizioni & Misioni

Mosha për ndërhyrje të hershme

Rëndësia e ndërhyrjes së hershme

Shërbimet dhe specialistët


Çfarë është ndërhyrja e hershme?


Ndërhyrja e hershme e fëmijëve është një sistem mbështetës dhe edukativ për fëmijë shumë të vegjël (nga lindja deri në moshën gjashtë vjeçare) të cilët kanë pësuar dëmtime gjatë lindjes, fëmijë që janë viktima të abuzimit ose neglizhencës, si dhe për fëmijë që kanë vonesa zhvillimore ose paaftësi.

 

Vizioni i ndërhyrjes së hershme tek fëmijët me NV


Vizioni i ndërhyrjes është që fëmijët me NV dhe familjet e tyre të marrin shërbime të individualizuara, dhe të behën pjesë e kurrikulës së përgjithshme në fazën shkollore.


Misioni i ndërhyrjes së hershme tek fëmijët me NV


Misioni është të sigurojë një sistem të koordinuar ndërmjet Ndërhyrjes së Hershme, Arsimit Special & Arsimit Gjithëpërfshirës. 

  • Të besojmë se të gjithë fëmijët e vegjël me NV dhe familjet e tyre kanë të drejtën për të pasurpritshmëri të larta, të drejten per t’u respektuar, të drejten për arsimim. Programi mësimor i cili përshtatet për nevojat e tyre unike dhe individuale.
  • Të besojmë se institucionet apo OJF-të që u shërbejnë fëmijëve të vegjël duhet të punojnë së bashku për të arritur një sistem të unifikuar të mbështetjes dhe shërbimeve.
  • Të besojmë se NDËRHYRJA është urgjente dhe qasja e hershme në shërbime është thelbësore.
  • Të besojmë se përvoja e secilit fëmijë me aftësisë së kufizuar është unike.
  • Të besojmë se teknologjia dhe rrjetet sociale mund të jenë një mënyrë e vlefshme për të lidhur familjet me familje të tjera, familje me profesionistë dhe profesionistë me profesionistë të tjerë ku e gjitha kjo është në shërbimin të fëmijës.

 

Mosha për ndërhyrje të hershme

Tashmë dihet se fëmijëria e hershme (2-6 vjeç)është periudha më efikase e ndërhyrjes, moshë ku shumë nga shkathtësitë jetësore themelore mësohen dhe zhvillohen në vitet e para të jetës, siç janë shkathtësitë:

  • Konjitive/njohëse; 
  • socio- emocionale; 
  • komunikimi dhe gjuha; 
  • si dhe vetë-kujdesi.


 


Rëndësia e kësaj ndërhyrje ka peshë më të madhe tek fëmijët me nevoja të veçanta. Ku ndërhyrja konsiston në shërbime multidisiplinare të përcaktuara për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve me NV (nevoja të veçanta). Fëmijëria e hershme është mosha kur fëmijët zhvillohen më shpejtë se në cilëndo moshë tjetër dhe është periudha kur fëmija hulumton, eksploron ambientin përreth përmes shqisave të të prekurit, të shikuarit, të shijuarit, të dëgjuarit dhe të nuhaturit, ndërkohë që ngacmimi i këtyre shqisave nxit proceset dhe zhvillimin motorik, njohës/konjitiv, të gjuhës dhe komunikimit, si dhe zhvillimin socio-emocional.

 


Fusha kryesore ku konsiston ndërhyrja e hershme:

Në këtë fazë ka rritje të ndjeshme sinapseve (qelizë nervore)dhe myelinës (fije nervore) të fibrave nervore në tru, veçanërisht brenda lobeve frontale. Për shembull, midis moshës 2 dhe 6 vjeç, truri rritet nga 70% e peshës së tij të rritur në 90%. Dhe si rrjedhojë rritja e trurit pasohet nga një rritje e aftësive njohëse. Është optimale që të sigurohet një mjedis që inkurajon zhvillimin fizik dhe i lejon fëmijët të eksplorojnë dhe të provojnë gjëra të reja. Zhvillimi fizik tek fëmijët ndjek një model. Muskujt e mëdhenj zhvillohen para muskujve të vegjël. Muskujt e mëdhenj përdoren për ecje, vrapim dhe aktivitete të tjera fizike. Këto njihen si aftësi motorike bruto. Muskujt e vegjël përdoren për aftësi të shkëlqyera motorike siç janë marrja e objekteve, shkrimi, vizatimi, hedhja dhe kapja.

 

Pse është me rëndësi ndërhyrja e hershme?


Ekzistojnë tre arsye kryesore pse ndërhyrja e hershme është kaq e rëndësishme dhe duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur.


Zhvillimi - shumica e fëmijëve mësojnë dhe zhvillohen, në vitet parashkollore, kjo është arsyeja pse koha e ndërhyrjes është kaq e rëndësishme. Të gjithë fëmijët kanë ato që ne i quajmë "fazat e gatishmërisë" për të mësuar, dhe nëse ju mungojnë këto faza, fëmija juaj mund të ketë vështirësi në mësimin e aftësive të veçanta më vonë.

 

Familja - Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për çdo familje me fëmijë me nevoja të veçanta.Kur fëmijës i vishet një diagnoze nga mjeku fillojnë ditë të vështira përballje,zhgënjimi,pafuqie etj.,jo gjithë familjarët janë sinkronë me problemin e fëmijës.Për këtë qëllim ndërhyrja hershme në mënyrë të përcaktuar mund t'i japë familjes tuaj mjetet për të patur një qëndrim më të mirë brenda familjes dhe ndaj fëmijës me nevoja të veçanta.


Shoqëria - Ne të gjithë do të donim që fëmijët tanë të bëhen anëtarë kontribues ttë shoqërisë, kështu që filloni ttë jzbatoni aftësitë që fëmija promovuar zhvillimin e fëmijës tuaj, ai është një sistem mbështetës jo vetëm për fëmijën, por edhe për familjen, dhe më në fund i jep fëmijës tuaj aftësitë për t'u zhvilluar dhe së fundi, i jep fëmijës tuaj aftësitë për t'u bërë anëtar i shoqërisë.

 

Shërbimet dhe specialistët


Fëmijët dhe familjet mund të marrin shërbime të ndërhyrjes së hershme në një shumëllojshmëri ambientesh, në shtëpi, ose në qendrat e kujdesit për fëmijët,shkollë,kopësht etj.. Janë më shumë se 20 vjet hulumtim që kanë arritur në rezultatin përfundimitar se ndërhyrja e hershme korr përfitime të menjëhershme dhe afatgjata për fëmijët me aftësi të kufizuara, familjet e tyre dhe shoqërinë. Sa më i hershëm të jetë ndërhyrja me shërbime aq më shumë përmirëson aftësinë e një fëmije për t'u zhvilluar dhe mësuar. Ndërhyrja e hershme jep rezultate të konsiderueshme në zhvillimin fizik, zhvillimin njohës, zhvillimin e gjuhës dhe të të folurit dhe aftësive të vetë-ndihmës.

Shërbimet e Ndërhyrjes së Hershme përfshin profesionistë nga disiplinat të ndryshme si të: 

arsimit, 

ushqimit fizioterapist,

infermierisë,

terapisë profesionale, 

patologjisë së të folurit, 

terapisë së artit, 

fizioterapi pediatrike

edukimit special psikologjisë, 

terapisë fizike. 


Referencat:

Early Childhood Development: Understanding the Milestones

www.aucd.org/docs/trainees/journalclub_ article_2009_0415.pdf

https://fcsn.org/programs/

www.understood.org/en/school-learning/special-services/special-education-basics

 

Për çdo fëmijë, momentet e hershme kanë rëndësi.

 




Nga Nora Islami

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,237 Lexime
2 vjet më parë