Realizon ëndrrën në pleqëri, diplomohet 88-vjeçarja
Anna Valanzuolo Carterra, 88 vjeç, vërtetoi se mosha është thjesht një numër kur ajo sot mori diplomën e saj në Universitetin e Napolit.
Mësuesja e dalë në pension studioi për letërsi në Universitetin Federico II ku edhe u diplomua në vitin 2011 pasi u pendua që la universitetin kur mbaroi shkollën e mesme për të patur një punë dhe familje.
Pavarësisht moshës së saj, Carcaterra u përball me lodhjen nervore që të gjithë studentët italianë kalojnë para se të diplomohen, teksa mbajti fjalimin e saj para komisionit të akademikëve.
Nipërit, fëmijët dhe miqtë e saj ishin aty për ta mbështetur ndërkohë që ajo shpjegoi punën e saj dhe se si shkrimet e Dante Alighieri influencuan poetin revolucionar të shekullit të 19 Ugo Fuscolo.
Më në fund, gjyshja mori diplomën e saj me nota të shkëlqyera dhe fletë lavdërimi për Filozofi Italiane.
“Shpresoj që ky është një shembull për të gjithë të rinjtë që ata të mos dorëzohen,”- u shpreh Anna për La Stampa pas suksesit të saj.
“Nëse nuk dorëzoheni, do arrini në fund”- shtoi ajo.
Si lindi shkolla, një nga institucionet më jetëgjata të qytetërimit tonë?
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Kur fëmijët janë shume të zënë në shoqërinë bashkëkohore...