
Pushime me librin
Portali Shkollor ju sjell listën e librave që mund të lexojnë nxënësit e ciklit të ulët. Titujt rekomandohen nga mësuesja e ciklit të ulët në shkollën "7 Marsi", Dhurata Hoxha.
Të gjithë i duan pushimet dhe i presin me padurim, por më shumë gëzojnë fëmijët. Prindërit janë të kujdesshëm që gjatë pushimeve fëmijët të mos shkëputen tërësisht nga shkolla e kryesisht nga leximi. Është e vështirë përzgjedhja e titujve që mund t’u lexojmë kryesisht fëmijëve të ciklit të ulët. Por ne ju sjellim titujt e disa librave të cilët i sugjeron mësuesja e ciklit të ulët në shkollën “7 Marsi”, Dhurata Hoxha.
Lista e librave që mund të lexojnë nxënësit e arsimit fillor:
“Çufoja e bubi kaçurrel”, G. Bushaka
“Planetthi i ngrirë”, M. Meksi.
“Magjistrica e 12 pasqyrat”, M. Meksi.
“Një ditë pa mamin” V. Saro.
“Kronikat e Narnies”, C. Lewis.
“Biri i erës”, V. Canosinaj.
“Republika e 1100 çudirave”, B. Dedja.
“Tregime nga Shekspiri”, Ch. Lamb.
“Nina dhe syri sekret i Antlantidës”, M. Witcher
(Nga: Dhurata Hoxha, mësuese e arsimit fillor, shkolla “7 Marsi”)
Si të menaxhohet klasa për të luftuar bullizmin? Orientime për mësuesit nga Mariglena Muci
Stop bullizmit te të gjithë!
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?