PROJEKT KURRIKULAR

Projekt kurrikular "Matematika në shekuj"

Me anën e këtij projekti nxënësit duhet të njohin historikun e zhvillimit të shkencës së matematikës në shekuj si dhe të ndërgjegjsohen për rolin e matematikës në zhvillimin e shkencave të tjera.

Lënda: Projekt kurrikular 

Tema: Matematika në shekuj

Koha e realizimit: 18 orë mësimore (semestri i parë) 

Nxënësit e përfshirë në projekt: Nxënësit e klasave të 12-ta

 Qëllmi i projektit: Me anën e këtij projekti nxënësit duhet: 

1. Të njohin historikun e zhvillimit të shkencës së matematikës në shekuj

2. Të krijojnë konceptet e nevojëshme mbi lidhjen e matematikës me kontekstet social- si dhe kulturore dhe ekonomike. 

3. Të ndërgjegjsohen nxënësit për rolin e matematikës në zhvillimin e shkencave të tjera 


Objektivat e projektit: 

Në përfundim të projektit nxënësit duhet: 

1- Të mësojnë se zhvillimi i matematikës ka ecur nëpër disa faza të caktuara.

2- Të kuptojnë lidhjen e ngushtë të zhvillimit ekonomik me zhvillimin e shkencës së matematikës 

3- Të njohin biografitë e matematicienëve të rëndësishëm

4- Të argumentojnë rolin e matematikës në zhvillimin e shoqërisë njerëzore

5-   Të aplikojnë metoda të sakta kërkimore në përputhje me qëllimin e projektit. Lidhjet ndërlëndore: me historinë, tekanologjinë, fizikën, historinë e artit, TIK, gjuhët e huaja. 


Mjete burimore: internet, enciklopedi, biblioteka, mediatekë. 

Temat që do të trajtohen gjatë projektit:

1- Historia e zhvillimit të numrit 

2- Matja 

3- Historia e algjebrës

4- Historia e gjeometrisë

5- Historia e statistikës, propabilitetit, logjikës matematike.

3- Historia e algjebrës

4- Historia e gjeometrisë

5- Historia e statistikës, propabilitetit, logjikës matematike.


NrVeprimtaritëAfatiZbatuesiVërejtje
1Prezantimi
me projektin,
objektivat dhe ndarja në grupe



2Historia
e zhvillimit të numrit



3Biografia
e matematicienëve që kontribuan për numrin



4Kuriozitete
dhe zbatime



5Zhvillimi
i matjeve



6Biografi



7Kuriozitete
dhe lojra



8Sofizma
matematike



9Historia
e algjebrës



10Biografi



11Kuriozitete



12Ese: “Matematika, mbretëresha e shkencave”



13Historia e gjeometrisë



14Zbatime
të gjeometrisë në arkitekturë



15Historia
e statistikës, propabilitetit i logjikës matematikore



16Përpunimi
i materialeve në laboratorin e informatikës



17Konkurs
(përfundimi i projektit)





Veprimtaritë: 

Biografia e matematicienëve që kontribuan për numrin. 

Punë në grupe: 

Grupi I: matematicienët- Të dhëna mbi jetën dhe veprimtarinë e Dekartit, Ejler

Grupi II: matematicienët- Të dhëna mbi jetën dhe veprimtarinë e Gausit. Varjershtrausit. 

Grupi III: Aplikime konkrete të punëve të matemacienëve që u morën me numrin. 

 

Historia e algjebrës 

Grupi I: Hapat e para të lindjes së degës së algjebrës, përcaktimi i kohës dhe karakteristikat social-ekonomike të saj. 

Grupi II: Hapat e para të lindjes së degës së gjeometrisë, përcaktimi i kohës dhe karakteristikat social-ekonomike të saj

Grupi III: Reflektime të dy dëgëve të matematikës në dukuri konkrete aplikative.

 

Produkti: 

-CD audiovizive me punimet e nxënësve. 

-Portofol individual me materialet kërkimore dhe rezultatet e kërkimeve

-CD me prezantimin audioviziv të gjithë punës së bërë. 


Vlerësimi

Në vlerësimin e këtij projekti do të ndiqen tre hapat e mënyrës vlerësuese: 

Diagnostikim 

Përmbledhës

Përfundimtar 

Gjatë orëve 1-6 vlerësohen nëpërmjet diagnostikimit: 

-njohuritë e fituara -veçohen mangësitë në peceptimin e qëllimeve

-vlerësohen hapat që u ndoqën në nisje të prohektit, dukediagnostikuar vakumet të cilat do të ritrajtohen në orët e ardhshme. 


Gjatë orëve 7-12:

-Vlerësohen njohuritë e fituara dhe në grupe bëhet konstatimi i nivelit të njohurive të marra.

- Vlerësohet realizimi i koncepteve dhe aftësia argumentuese e nxënësve 2- Në fund të projektit, vlerësohet në përmbledhje të vlerësimeve fillestare, ralizimi i objektivave të prohjektit, përputhja e tyre me synimet e projektit. 


(Punoi Teuta Radoniqi; Portali Shkollor)

20,436 Lexime
5 vjet më parë