Prindër, mos u fiksoni tek e ngrëna e fëmijës!

Një baba shkoi në kopështin e djalit dhe takoi edukatoren. Edukatorja sa e pa, filloi t’i thotë shumë fjalë të mira për djalin e tij: që ishte një ndjale i zoti, i mirë dhe që e nderonte

Një baba shkoi në kopështin e djalit dhe takoi edukatoren. Edukatorja sa e pa, filloi t’i thotë shumë fjalë të mira për djalin e tij: që ishte një ndjale i zoti, i mirë dhe që e nderonte. Djali, që ishte prezent po priste i sigurt reagimin pozitiv të babait, por babai, indiferent ndaj asaj, që dëgjoi, u përgjigj: se ai, djali i tij, nuk hante dhe prandaj kishte ardhur ta takonte, atë, edukatoren, që t’i fliste djalit, “të ushqehej”.


Prindër, nëse ju fiksoheni te e ngrëna e fëmijës, automatikisht i keni kaluar në plan të dytë, gjithçka që është njerëzore. Dhe keni paralizuar aftësinë individuale të fëmijës për t’u realizuar. I trasmetoni fëmijës frikën dhe nënvleftësimin e mundit të tij për t’u rritur si person dhe që e nderon familjen e tij.


Me fiksimin te ushqyerja, ju ngulitni te fëmija mekanizmat e mbijetesës (pasi ushqimi është i lidhur direkt me mbijetesën.) dhe, padashje, i tregoni fëmijës që njerëzorja dhe përpjekjet e tij, fëmijës, nuk janë të rëndësishme.


Me kalimin e kohës, ju do të flisni për rëndësinë e mësimit, por atëhere kur duhej, ju nuk e vlerësuat dhe as që ju ra në mend për vlerat e njerëzores.


(Nga Lira Gjika, pediatre)

1,766 Lexime
8 vjet më parë