Plan projekti për lëndën gjuhë shqipe, klasa XI
Bashkangjitur po ju paraqesim një plan projekt për lëndën gjuhë shqipe të klasës XI me temë "Zbatimi i normës drejtshkrimore”. Plani është pregatitur nga mësuesja e gjuhës Entela Kazazi.
Njihuni me një plan projekt për lëndën gjuhë shqipe të klasës së XI, shkalla V, me temë "Zbatimi i normës drejtshkrimore”. Plani është përgatitur nga mësuesja e gjuhës dhe e komunikimit Entela Kazazi. Aktualisht është në pozicionin e nëndrejtores në gjimnazin e Elbasanit "Kostandin Kristoforidhi", është edhe drejtuese e rrjetit profesional për lëndët që mbulon.
Tema: “Zbatimi i normës drejtshkrimore”
1. Kompetencat kyçe që synohet të realizohen përmes projektit:
- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
- Kompetenca e të menduarit
- Kompetenca e të nxënit
- Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
- Kompetenca personale
- Kompetenca qytetare
- Kompetenca digjitale
2. Kompetencat e fushës që synohen të realizohen përmes projektit:
- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
- Të lexuarit e teksteve të ndryshme
- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale. Përvetësimi i rregullave gramatikore dhe drejtshkrimore dhe të pikësimit
3. Qëllimet e projektit/ Rezultatet e të nxënit që synohen
Nëpërmjet punës me projekt nxënësit:
- Përfshihen në një veprimtari e cila kurorëzohet me një produkt pune;
- Mësojnë të menaxhojnë veprimtarinë;
- Zbatojnë njohuritë teorike në këto veprimtari;
- Kurorëzojnë aftësinë vetjake në një produkt hulumtues me dobi teorike dhe praktike.
4. Fusha të të nxënit: Letërsi, Arte, Qytetari, Histori, TIK.
5. Njohuritë kryesore që rimerren:
- Shkrimi i një projekti lëndor;
- Përmbushja e qëllimeve të projektit;
- Integrimi i njohurive në disa fusha të të nxënit;
- Prezantimi dhe menaxhimi i projektit, duke reflektuar kompetencat e fituara nga të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të vëzhguarit.
6. Partnerët:
- Nxënës të grupeve bashkëpunuese;
- Mësues të gjuhës, letërsisë historisë dhe arteve;
- Punonjës të bibliotekave, të institucioneve shkencore, arkivave, video-fonetekave etj.
7. Burimet:
Manuali “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe”, “Gjuha shqipe 11”, “Si të shkruajmë shqip”, tekste të tjera shkollore, shkencore, gazeta, libra artistikë, interneti, etj.
8. Produkti final: një broshurë dhe një CD me hulumtimet e nxënësve në lidhje me gabimet drejtshrimore dhe ato të pikësimit si dhe korrigjimin e tyre duke cituar rregullat përkatëse.
9.Situata e të nxënit: Nxënësit hulumtojnë në këto materiale për të shqyrtuar zbatimin e normës drejtshkrimore duke u përqendruar në këto aspekte:
GRUPI 1: Përdorimi i drejtë i shumësit të emrave.
GRUPI 2: Përdorimi i shenjave të pikësimit (presja, pikëpresja, dy pikat, tri pikat)
GRUPI 3: Shkrimi fjalëve njësh, ndaras dhe me vizë në mes.
GRUPI 4: Shkrimi i citimeve
GRUPI 5: Shkrimi i ligjëratës së drejtë dhe ligjëratës së zhdrejtë.
10. Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore:
FAZAT
FAZA I/ tremujori I
Kompetencat që Zhvillohen
Kompetencat kyçe:
- Kompetenca e të menduarit
- Kompetenca e të nxënit
- Kompetenca personale
- Kompetenca digjitale
Kompetencat lëndore:
- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
- Të lexuarit e teksteve të ndryshme
- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale Përvetësimi i rregullave gramatikore dhe drejtshkrimore dhe të pikësimit.
Veprimtaritë e nxënësve dhe produktet që përgatiten prej tyre
Përzgjedhja e temës së projektit, ndarja e grupeve të punës sipas tematikave ( 5 grupe pune), zgjedhja e kryetarëve brenda grupeve, jepen udhëzime për planet e grupit dhe planet individuale të nxënësve. Përgatitja e një relacioni ku tregohen cilat janë detyrat që nxënësi ka brenda grupit si dhe hapat e punës që ka realizuar deri tani apo që do të realizojë.
FAZA II / tremujori II
Kompetencat që Zhvillohen
Kompetencat kyçe:
- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
- Kompetenca e të menduarit
- Kompetenca e të nxënit
- Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
- Kompetenca personale
- Kompetenca qytetare
- Kompetenca digjitale
Kompetencat lëndore:
- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
- Të lexuarit e teksteve të ndryshme
- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale. Përvetësimi i rregullave gramatikore dhe drejtshkrimore dhe të pikësimit
Veprimtaritë e nxënësve dhe produktet që përgatiten prej tyre
Diskutohet me grupet e punës mbi kërkimet e kryera në bibliotekë ose internet, nxjerrjen e shënimeve, klasifikimin e materialeve, etj. Çdo nxënës ka vjelë materialin sipas tematikës së vet dhe ka klasifikuar problematikat e hasura. Vëzhgohen punimet e deritanishme të nxënësve. Diskutimi mësues - nxënës dhe nxënës – nxënës i ndihmon ata të përmirësojnë punën e vet prej sugjerimeve të njëri – tjetrit. Nxënësit dorëzojnë relacionin individual të punës dhe materialin e hulumtuar.
FAZA III / tremujori III
Kompetencat që Zhvillohen
Kompetencat kyçe:
- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
- Kompetenca e të menduarit
- Kompetenca e të nxënit
- Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
- Kompetenca personale
- Kompetenca qytetare
- Kompetenca digjitale
Kompetencat lëndore:
- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
- Të lexuarit e teksteve të ndryshme
- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale Përvetësimi i rregullave gramatikore dhe drejtshkrimore dhe të pikësimit.
Veprimtaritë e nxënësve dhe produktet që përgatiten prej tyre
Prezantimi përfundimtar i projektit, dorëzohen punimet grupeve, të cilat janë punuar me shkrim elektronik. Materiali është organizuar me skema dhe paraqitur në mënyrë të saktë dhe estetike. (broshura, cd), bëhet vlerësimi i nxënësve.
11. Kriteret e vlerësimit të nxënësve
- Respektimi i tematikës;
- Realizimi i planit të projektit për çdo grup;
- Zbatimin e tij nga secili grup;
- Trajtimi dhe pasuria ideore ( ndërthurja e anës pamore me përmbajtjen e tekstit);
- Menaxhimin e informacionit;
- Etikën e punës në grup;
- Përfundimet e nxjerra nga secili grup pune;
- Mënyrën e paraqitjes së punimit ( përshkrimi i punës dhe i materialeve mbështetëse)
- Karakteri shkencor dhe metodik i përpunimit të materialeve ( metoda e përdorur: analiza, krahasimi i të dhënave, përshkrimi, përpunimi, përshtatja me temën).
- Përvetësimi i kompetencave kyçe dhe lëndore nga nxënësit.
- Respektimi i afatit të dorëzimit të projektit.
Niveli I : nota 4
Nuk merr pjesë në punën e grupit, nuk përfshihet në punën e tij dhe nuk dorëzon produktin përfundimtar.
Niveli II: nota 5 - 6
Përgatit dhe realizon një plan sipërfaqësor të punës së vet; përgatitit material të pjesshëm me shkrim dhe e dorëzon brenda afatit; përfshihet dhe jep një kontribut sipërfaqësor në realizimin e planit të grupit.
Niveli III: nota 7- 8:
Përgatit dhe realizon një plan të punës së vet brenda grupit; përgatitit material të mjaftueshëm me shkrim dhe e dorëzon brenda afatit; trajton temën e kërkuar duke përdorur informacionin e dhënë dhe respekton kriteret e kërkuara me shkrim elektronik; jo më pak se 2 faqe.
Niveli IV: nota 9- 10
Rendit qartë dhe logjikisht materialin e vjelë për shqyrtim, shkruan një tekst të qartë dhe koherent, ku sqaron problematikat e hasura duke argumentuar qëndrimin e vet përmes citimit të rregullave të drejtshkrimit dhe të drejtpikësimit; është origjinal në trajtimin e temës; përdor saktë dhe me korrektësi bibliografinë; përdor gjuhë të saktë, të qartë dhe pa gabime; përvetëson të gjitha kompetencat e synuara.
(Portali Shkollor)
Objektet e trashëgimisë kulturore, veshja popullore shqiptare
Plan projekte ndërlëndore për Arsimin Fillor, viti shkollor 2022-2023
“Ditari i karrierës”, udhërrëfyes për nxënësit e klasave të 9-ta në drejtim të zhvillimit personal dhe profesional