Studimet

Përse mësuesit ndjehen të lodhur pas mësimit?

Mësuesit punojnë me fëmijët! Mësuesit kanë orar fiks prej 8 orësh. Mësuesit kanë në dorën e tyre oraret dhe agjendën. Mësuesit gjithashtu kanë pushime verore. Por si është e mundur që kanë një lodhje të tillë në fund të ditës?

Mësues, a ndjeheni të lodhur pas mësimit?


Pyetja më e mirë është: Kur ishte hera e fundit që ju nuk jeni ndjerë të lodhur pas mësimit?


Nëse jeni si shumica e mësuesve, lodhja në fund të ditës është bërë një mënyrë jetese. Ju jeni mësuar tashmë dhe e keni shumë të vështirë ta imagjinoni ditën tuaj ndryshe.


Pjesa tjetër e popullsisë që nuk janë të lidhur me mësimdhënien e kanë të vështirë të kuptojnë lodhjen e mësuesve. Edhe pse mësuesit nuk punojnë në ndonjë punë të rëndë fizike, apo në afate kohore stresuese, apo ne një zyrë ku egziston konkurrenca e madhe midis kolegëve, apo në një punë ku shefi ju mer frymën me punë. Mësuesit punojnë me fëmijët! Mësuesit kanë orar fiks prej 8 orësh. Mësuesit kanë në dorën e tyre oraret dhe agjendën. Mësuesit gjithashtu kanë pushime verore. Por si është e mundur që kanë një lodhje të tillë në fund të ditës?


Janë tre arsye:


Vendimet dhe vullneti


Disa psikologë botëror kanë krahasuar vullnetin me një muskul të trupit të njeriut i cili mund të forcohet, por gjithashtu edhe mund të dobësohet. Sosja e egos ka një efekt të përgjithshëm, që do të thotë përdorimi i vetëkontrollit në një zonë të jetës suaj, gërryhet aftësia për të vetë-rregulluar pjesët e tjera të jetës. E gjithë lodhja juaj vjen nga sheqeri i ulët ne gjak.


Si mësues, mendoni sa shpesh e përdorni vullnetin. Ju censuroni veten tuaj gjatë gjithë ditës. Ju përmbani veten tuaj para një nxënësi problematik i cili nuk dëshiron të mësojë dhe vetëm bën zhurmë në klasë, i afroheni dhe mundoheni të mësoni një nxënës përtac i cili dëshiron vetëm të flejë në klasë, i përgjigjeni një e-maili ose një telefonate të një prindi të pasjellshëm. Sikur nuk mjaftojnë këto gjatë ditës në shkollë ju duhet edhe të bëni gati orët mësimore dhe planin për ditën pasardhëse kur fare mirë ju mund të qëndroni para televizorit me familjen tuaj ose të shtriheni dhe të shikoni një film. Mësuesit përdorin vullnetin gjatë gjithë kohës.


Sipas studimeve sa më shumë vendime të merrni për orët mësimore dhe planet aq më shumë vullnet përdorni. Një studim tjetër ka vërtetuar që provimi i parë që korrigjoni mer një notë më të saktë se provimi i fundit që korrigjoni. Kjo vjen për shkak se pas një dite me plot vendime të marra, ju nuk keni fuqi për të marrë vendime të mira në fund të ditës.

Është përllogaritur që mësuesi gjatë një dite shkollore merr rreth 1500 vendime. Kur t’i merni këto vendime dhe të shtoni edhe stresin e ditës gjatë orëve mësimore me nxënësit, nuk është e habitshme që forca e vullnetit është mbaruar në orën 5 të pasdites.


Emocione të forta


Arsyeja e dytë pse mësuesit ndjehen të lodhur janë emocionet e forta. Emocionet si zhgënjimi, zemërimi dhe ngazëllimi janë fizikisht të lodhshme. Emocionet pozitive nxisin të njëjtin efekt fizik si ato negative: rrahjet e zemrës rriten, fillojmë të djersitemi etj. Meqënëse trupi jonë i përgjigjet stresit, emocionet e larta, negative apo pozitive, bëjnë që të ndjejmë lodhje.


Mësuesit mendojnë që gjatë mësimit duhet të jenë entuziast. Sa më entuziast dhe energjik të jenë gjatë mësimit aq më efektiv janë për nxënësit. Por mbani mend që gjithë ai entuziasëm kombinuar me momentet e nervave, zhgënjimit madje edhe ngazëllimit mund të ju kushtojë shumë dhe të ju lodhë tej mase.


Shqetësimi


Nuk është e çuditshme që shqetësimi është i lidhur me lodhjen. Kur ne shqetësohemi, ne imagjinojmë dhe parashikojmë ngjarje negative. Niveli i stresit rritet dhe trupi jonë aktivizon përgjigjen e lufto ose largohu. Zemrat tona rrahin më shpejt, ne djersijmë, dhe sistemi jonë imunitar nuk përgjigjet në mënyrën e duhur. Si rezultat, ne lodhemi.


Mësuesit shqetësohen për shumë arsye:


·        Nxënësit nuk po mësojnë

·        Problemet e sjelljeve

·        Një mësim me shumë përmbajtje

·        Drejtori do vijë për një kontroll

·        Printeri nuk funksionon dhe nuk kanë gati akoma materialet për mësim

·        Probleme me kolegët

·        Kur tregoni një histori apo një film në klasë dhe nxënësit mund të kapin një fjalë ose një

      fjali të papërshtatshme për ata dhe të ju tregojnë prindërve të tyre dhe drejtorit për këtë

      gjë si dhe shumë arsye të tjera.


Pra këto janë disa nga arsyet se pse mësuesit ndjehen të lodhur në fund të ditës.


(Përshtati: Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)

101,679 Lexime
6 vjet më parë