Meditimi në shkollë

Përfitimet e meditimit në klasë: Rritje e produktivitetit dhe zvogëlim i stresit te nxënësit

Në një kohë kur sjellja e nxënësve është sfida kryesore për mësimdhënësit, praktika e meditimit ofron një rrugë të sigurt për të trajtuar shkallën e stresit dhe për të përmirësuar sjelljen, në mënyrë që të rritet produktiviteti i tyre në mësim.

Në vazhdim kemi sjellë për ju disa nga përfitimet që sjell meditimi në klasë:


Reduktimi i stresit

Përmes praktikimit të meditimit, fëmijët zvogëlojnë nivelin e stresit, të cilin e përjetojnë prej situatave të ndryshme, siç është presioni i shkollës apo stresi familjar. 



Rritja e  përqendrimit

Meditimi ndihmon në përmirësimin e aftësisë së fëmijëve për të qëndruar të përqendruar dhe të fokusuar gjatë aktiviteteve mësimore. Përmes kultivimit të vetëdijes dhe qetësisë së mendjes, ata zhvillojnë aftësi për të rritur kohën e tyre të vëmendjes dhe për të ndjekur më mirë lëndët në klasë.



Rregullimi emocional

Meditimi është një mjet i rëndësishëm për të ndihmuar fëmijët të rregullojnë emocionet e tyre në një mënyrë të shëndetshme. Gjithashtu, meditimi i ndihmon ata të zhvillojnë aftësinë për të menaxhuar dhe për të kontrolluar reagimet emocionale në situata të ndryshme. 



Vetë-ndërgjegjësimi 

Përmes meditimit, fëmijët zhvillojnë njohuri të thella për veten dhe për ndikimin e veprimeve të tyre në mjedisin rrethues. 



Rritja e ndjeshmërisë dhe dhembshurisë

Praktikimi i meditimit i jep fëmijëve një kuptim më të thellë të ndjenjave të tyre dhe ndjenjës së të qenit njerëzor. Ata zhvillojnë një ndërgjegje më të lartë për emocionet e tyre dhe për ndjenjat e të tjerëve, duke u bërë më të ndjeshëm ndaj nevojave dhe dhembjeve të tyre dhe të të tjerëve.



Përmirësimi i sjelljes dhe vetëkontrollit

Meditimi ndihmon në përmirësimin e sjelljes dhe aftësisë për vetëkontroll te fëmijët. Përmes praktikimit të vetëdijes së thellë dhe qetësisë së mendjes, ata mësojnë të përballen me situata sfiduese në një mënyrë të qetë dhe të kontrolluar.



Duke ndikuar në shkallën e stresit, përqendrimin, rregullimin emocional, vetë-ndërgjegjësimin, ndjeshmërinë dhe vetëkontrollin, praktika e meditimit hap një dritare të re drejt zhvillimit personal dhe akademik të fëmijëve. 



Burimi: Kliko këtu




Përgatiti: Arlinda Hajdarajgazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën. 
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

284 Lexime
2 javë më parë