Pasojat e sjelljes së babait të inatosur tek fëmija
Një fëmijë i lumtur dhe i shëndetshëm rritet në një familje ku ka mirëkuptim dhe shumë dashuri. Nëse prindërit inatosen dhe zëmërohen kjo reflektohet dhe në sjelljen e tij me fëmijën
Frika
Një fëmijë i lumtur dhe i shëndetshëm rritet në një familje ku ka mirëkuptim dhe shumë dashuri. Nëse prindërit inatosen dhe zëmërohen kjo reflektohet dhe në sjelljen e tij me fëmijën. Por çfarë ndodh me fëmijën? Fëmijët që rriten në këto kushte shfaqin probleme të ndryshme si: nuk kanë kurajo të shprehin mendimet e tyre dhe të bëjnë veprime të pavaruara. Ata e dinë që gjithmonë do të ndeshen me kundërshtimin e babait të inatosur. Në këtë formë fëmijët përjetojnë frikën dhe kjo ndikon negativisht në rritjen dhe zhvillimin e tyre.
Vetëbesimi i ulët
Një fëmijë, i cili ekspozohet gjatë gjithë kohës me zemërimin e babait, ndjen sikur nuk di të bëjë asgjë mirë duke iu prekur vazhdimisht vetëbesimi dhe vetëvlerësimi. Fëmija ndjen, sikur çdo gjë që bën është kundër miratimit të babait të zemëruar. Kjo gjë çon në depresion tek fëmijët duke i kthyer në vartës droge apo alkooli në adoleshencë.
Ankthi
Fëmija provon frikë konstante mbi reagimin e babait. Ai ka frikë nga zemërimi i tij, gjë që i bën fëmijët tepër të shqetësuar dhe të brengosur. Ankthi shprehet në mënyra të ndryshme, nga nota të ulëta në shkollë, deri në paaftësi për të bërë miq. Edhe fëmijët më të rritur mund të rriten të hutuar dhe të paaftë për t’u përqëndruar dhe deri në vendosjen e depresionit, i cili, jo rrallë, çon në mendime për vetëvrasje.
Zemërimi
Një fëmijë i ekspozuar vazhdimisht ndaj një babai të zemëruar, shumë mirë mund të bëhet një individ i zemëruar, që mban mëri në çdo formë. Zemërimi i tillë mund të paraqesë probleme me sjelljen në shkollë, me shokët e tij dhe me mësuesit si dhe në çdo mjedis social apo familjar.
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur, miqve apo kolegëve për Vitin e Ri
Prindër, ja se si të përdorni Platformën digjitale SMIP, për të parë notat e fëmijës tuaj, mungesat por dhe sjelljen në shkollë
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.