Një për të gjithë dhe të gjithë për një: Disa këshilla se si fëmijët të ndihmojnë njëri-tjetrin
Nxitja e fëmijëve për të ndihmuar njëri-tjetrin është një aspekt kyç për zhvillimin e aftësive sociale dhe parandalimin e bullizmit. Ndaj prindër, që fëmijët të mësohen të përkrahin të tjerët dhe të mos krijojnë ndjenjën e paragjykimit për asnjë fëmijë tjetër, kemi bashkangjitur disa pika këshilluese.
Që fëmijët të mësohen të përkrahin të tjerët dhe të mos krijojnë ndjenjën e paragjykimit për asnjë fëmijë tjetër, kemi bashkangjitur disa pika këshilluese.
Bëhuni model për fëmijët tuaj
Nxiteni fëmijën tuaj të mësojë nga ju, duke demonstruar vlerën e ndihmës dhe bashkëpunimit nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta si lojëra, leximi, apo eksplorimi i rrugëve të reja.
Lini fëmijët t’ju mësojnë
Nxiteni fëmijën tuaj t'ju mësojë se si të luani një lojë, të kuptoni një histori ose të shpjegoni rrugën për të arritur diku.
Mund të thuash: “Të pashë duke bërë kërcimin e ri dje. A mund të më mësoni se si ta bëj?”
Kjo i bënë fëmijët më entuziast që të mësojnë edhe shokët dhe shoqet e veta për gjërat që i dinë.
Krijoni një mjedis mbështetës
Është e rëndësishme të krijojmë një ambient familjar ku fëmijët ndjehen të përkrahur dhe të inkurajuar për të ndihmuar të tjerët. Duke promovuar bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë, ne ndihmojmë në rritjen e një ndërgjegjeje të përgjegjshme dhe të gatshme për të ndihmuar në shoqërinë e tyre.
Fokusohuni në ndjeshmëri dhe bashkëpunim
Duke theksuar rëndësinë e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, ne ndihmojmë fëmijët të kuptojnë rëndësinë e të qenit të përgjegjshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.
Këto hapa mund të ndihmojnë në kultivimin e një mjedisi ku fëmijët janë të gatshëm të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të zhvillojnë aftësi sociale të rëndësishme për jetën e tyre të ardhshme.
Burimi: Kliko këtu
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur, miqve apo kolegëve për Vitin e Ri
Si mund të kuroni "herpes"-in tek fëmijët tuaj, me kura natyrale në kushte shtëpie?