"Ndërtimi i qarkut elektrik", dituri natyre IV
“Ndërtimi i qarkut elektrik” është pjesë e temave mësimore të lëndës dituri natyre në klasën e katërt. Kjo orë mësimore 90 minuta është përgatitur nga mësuesi Neritan Durro, shkolla 9-vjeçare “Martin Camaj”.
Model
Plani-ditor
Lënda: Dituri Natyre
Klasa: IV
Mësues: Neritan Durro
Shkolla 9-vjeçare: “Martin Camaj”
Tema 1: Qarku elektrik
Tema 2: Ndërtimi i qarkut elektrik (veprimtari praktike)
Objektivat
Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të përcaktojë katër përbërësit e domosdoshëm të një qarku elektrik.
• Të demonstrojë lidhjen e një qarku të thjeshtë elektrik.
• Të shpjegojë simbolet e skemës së qarkut.
• Të bëjë dallimin qark i hapur dhe qark i mbyllur.
• Të ndërtojë një qark elektrik, sipas udhëzimeve të marra.
• Të shpjegojë funksionin e elementëve të qarkut.
• Të japë mendime rreth punës ne grup.
Koha: 90 minuta
Fjale kyç: qark elektrik, bateri, pile, burim rryme, përcjellës, shpenzues, ndërprerës.
Mjetet: Teksti, tabela, skemë e qarkut elektrik, bateri të llojeve të ndryshme, tela përcjellës, llambë, çelës elektrik.
Aftësitë: Të menduarit, të shpjeguarit, të krijuarit, të vizatuarit, të shprehurit, të krahasuarit, të vlerësuarit.
Metoda dhe teknika mësimore: lexim, ndërtim, vëzhgim, diskutim, eksperimentim.
Zhvillimi i mësimit
Pjesa e parë (45 minuta)
Hapi i parë: (Diskutim-10’)
• Hapet libri dhe lexohet problemi.
• Diskutim mbi figurat e librit.
Hapi i dytë: (Shpjegim-Lexim-15’)
• Shpjegimi i njohurive për ndërtimin dhe përdorimin e qarkut elektrik.
• Leximi i materialit në mënyrë individuale dhe mbajtja e shënimeve nga nxënësit
Hapi i tretë: (Diskutim-10’)
• Punohet e diskutohet rubrika: “Aktivizohu dhe përgjigju”.
• Nxënësit bëjnë dallimin e qarkut të mbyllur dhe të hapur.
Hapi i katërt: (Vizatim-10’)
Vizatohet një skemë e qarkut elektrik në tabelë.
Shkruhen në tabelë, elementët e qarkut, sipas shigjetave:
1- Ndërprerësi (çelësi); 2- Shpenzuesi (llamba); 3- Burimi i rrymës (bateria)
Pjesa e dytë: (45 minuta)
Hapi i pestë: (Diskutim-5’)
Mësuesi u drejton pyetje rreth temës për qarkun elektrik.
a- Çfarë quanim qark elektrik?
b- Po skemë elektrike?
Përgjigjet e nxënësve
• Qark elektrik quhet tërësia e pajisjeve që e përbëjnë, të lidhur elektrikisht sipas një logjike të paracaktuar.
• Skemë elektrike quhet paraqitja e qarkut elektrik në përputhje me një simbolikë të caktuar.
Hapi i gjashtë: (Eksperimentim -25’)
Bëhet ndarja e nxënësve në dy grupe dhe ndërtojnë një qark të mbyllur elektrik me mjetet e tyre.
Hapi i shtatë: (Diskutim -10’)
Bëhet emërtimi i pjesëve të qarkut dhe funksioni i tyre nga nxënësit.
Detyrë shtëpie: (2’)
Plotëso tabelën:
Shpenzues (llamba) | Burimi i rrymës (bateria) | Ndërprerësi (çelësi) | |
---|---|---|---|
Simbolet |
Mbyllja e orës: (3’)
Vlerësohen me nota nxënësit:
• për pjesëmarrje në diskutime.
• për punën ne grup.
• për bashkëveprimin gjatë punës në grup.
(Portali Shkollor)
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat, viti shkollor 2024-2025
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Si hartohet një test