Test

Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e gjashtë

Më poshtë ju mund të shikoni një model testimi në lëndën e gjuhës shqipe, klasa e gjashtë, me të cilin nxënësit do të mund të testojnë njohuritë e tyre. Modele të tjera të testimeve ju mund t’i gjeni në faqen albas.al

Koha: 45 minuta

Emri i nxënësit _______________________________________________ 

Lexoni pjesën e mëposhtme dhe përgjigjuni kërkesave në vijim.

Logjika

 Shumë kohë më parë, në një fshat kinez, që ishte larg Shangait, në atë kohë kryeqyteti i Kinës, një plak pyeti një ditë një djalë të vogël: “Kush është më afër Shangai apo dielli?”

-Natyrisht që dielli,- tha djali i vogël pa asnjë hezitim.

-Mirë,- tha plaku duke buzëqeshur.- Pse mendon kështu?

-Është e thjeshtë,- tha djali. - Ne mund ta shikojmë diellin, por nuk mund ta shikojmë Shangain.

Plaku mendoi se djali ishte jashtëzakonisht i zgjuar. Ditën tjetër e mori me vete

dhe shkuan në tregun e qytetit. Turma njerëzish nga kryeqyteti kalonin përmes këtij fshati

të vogël, sepse ai ishte pranë rrugës kryesore. Plaku dhe djali qëndruan nën një pemë.

Plaku i tregonte se nga vinin gjithë këta njerëz, ndërsa djali shikonte gojë hapur rrobat e

tyre të bukura dhe të çuditshme.

 - Atëherë,- tha plaku, kur pa se një grup njerëzish ishin grumbulluar rreth e qark

pemës ku ata ishin ulur, - na thuaj se kush është më afër: Shangai apo dielli?

 - Shangai, sigurisht,- u përgjigj djali pa u menduar fare.

 Goja e plakut u shtrembërua duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij.

 - Po dje ti më the se dielli ishte më afër.

 - Po, - tha djali, - por kjo ndodhi para se ne të shikonim gjithë këta njerëz që vinin

nga Shangai.

A keni parë ndonjëherë ndokënd të vijë nga dielli?

1. Në fund të kësaj historie plaku ishte i pakënaqur. Por më pas djali i shpjegoi përgjigjen e tij. Si është ndier plaku, kur dëgjoi fjalët e djalit? Përgjigjen mbështeteni me ilustrime nga pjesa. (2 pikë)

_______________________________________________________________

_______________________________________________________________

______________________________________________________________

_______________________________________________________________

______________________________________________________________

2. Cila nga fjalitë e mëposhtme e përmbledh më mirë kuptimin e kësaj ngjarjeje?

(1 pikë)

A) Një njeri shpesh beson vetëm atë që shikon.

B) Edhe një njeri inteligjent mund të veprojë në një mënyrë jo të zgjuar.

C) Fëmijët shpesh mendojnë si të rriturit.

D) E vërteta është e ndryshme për njerëz të ndryshëm.

3. “Plaku mendoi se djali ishte jashtëzakonisht i zgjuar.” A mendoni se djali është i zgjuar? Pse? Përdorni pjesë nga historia për të shpjeguar përgjigjen tuaj. (2 pikë)

_______________________________________________________________

_______________________________________________________________

_______________________________________________________________

4. Autori i kësaj pjese jep pak detaje rreth fshatit ku jetonin plaku dhe djali. Shkruani dy gjëra që mund të merrni me mend në lidhje me fshatin, duke u bazuar në informacionin e kufizuar që jep kjo pjesë. (2pikë)

_______________________________________________________________

_______________________________________________________________

_______________________________________________________________

5. Zgjidhni në fjalitë e mëposhtme se cili është mesazhi i kësaj pjese? (1 pikë)

A) Shpesh përshtypjet e para janë më të mirat.

B) Vëzhgimi nga afër jep informacion të saktë.

C) Të rinjtë vëzhgojnë më mirë se të moshuarit.

D) Ne mund t’i ndryshojmë mendimet tona, kur gjejmë informacion të ri.

6. Në fjalor ka dy përcaktime për fjalën “logjik”. (2 pikë)

a. gjykim i arsyeshëm

b. çdo lloj lidhjeje midis fakteve që duket i arsyeshëm.

Cila nga këto përcaktime mund t’ishkojë për shtat kësaj pjese? Shpjegoni përgjigjen.

_______________________________________________________________

______________________________________________________________

_______________________________________________________________

_______________________________________________________________

7. Gjeni dy cilësi të djalit. (2pikë)

a) ______________________________b) ________________________

8. A mendon djali në mënyrë logjike? Shpjegoni përgjigjen duke e mbështetur te pjesa. (2 pikë)

_______________________________________________________________

_______________________________________________________________

_______________________________________________________________

_______________________________________________________________

9. Me ç’kuptim është përdorur fjala gojëhapur në fjalinë e mëposhtme? Zëvendësojeni atë me një fjalë tjetër që është sinonime me të. (2 pikë)

Djali shikonte gojëhapur rrobat e tyre të bukura dhe të çuditshme

____________________________________________________

10. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara. (3 pikë)

a) Kush është më afër Shangai apo dielli? ____________________

b) A keni parë ndonjëherë ndokënd të vijë nga dielli? ____________________

c) Por kjo ndodhi para se ne të shikonim gjithë këta njerëz. ____________________

11. Qarkoni rasën në të cilën është emri i nënvizuar. (1 pikë)

a. Turma njerëzish nga kryeqyteti kalonin përmes këtij fshati të vogël

A) Emërore

B) Dhanore

C) Kallëzore

D) Rrjedhore

12. Në cilin lakim bën pjesë emri njerëzish? (1 pikë)

_____________________________

13. Vendosni në numrin shumës grupet e fjalëve të mëposhtme: (2 pikë)

a) Treg i vogël____________________

b) Fshat i çuditshëm____________________

14. Përcaktoni llojin dhe rasën e përemrit të nënvizuar në fjalinë e mëposhtme. (2 pikë)

Goja e plakut u shtrembërua duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij.

a) Lloji:___________________________ b) Rasa: ____________________

15. Tregoni vetën dhe rasën e trajtës së shkurtër të nënvizuar në fjalinë e mëposhtme. (2 pikë)

Por dje ti më the se dielli ishte më afër.

a) Veta: _______________________

b) Rasa: _______________________

16. Gjeni mënyrën dhe kohën e foljes së nënvizuar në fjalinë e mëposhtme. (2 pikë)

Por kjo ndodhi para se ne të shikonim gjithë këta njerëz që vinin nga Shangai.

a) Mënyra: ______________________b. Koha: ___________________

17. Foljen shkoj përdoreni në fjali një herë në të ardhmen e thjeshtë të dëftores dhe një herë në të tashmen e kushtores. (2 pikë)

a) E ardhmja e thjeshtë e dëftores: _________________________________________

b) E tashmja e kushtores:_________________________________________

18. Ndërtoni nga një fjali ku foljen rri ta përdorni në pjesore, përcjellore dhe paskajore. (3 pikë)

a) Pjesore:__________________________________________________________

b) Përcjellore:__________________________________________________________

c) Paskajore:__________________________________________________________

19. Të shkruajmë (6 pikë)

Përshkruani një përvojë, e cila ju ka mbetur në kujtesë, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të motit në të cilat mund të jeni gjendur. Ngjarja mund të jetë reale ose imagjinare.

__________________________________________________________________

_________________________________________________________________

Zhvillimi i idesë Struktura dhe organizimi Stili dhe origjinaliteti Saktësia gramatikore dhe drejtshkrimi Totali
2 pikë 1 pikë 2 pikë 1 pikë 6 pikë
         
Tabela e vlerësimit 

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-40

 (Albas)

27,963 Lexime
8 vjet më parë