SHKUP

Mësuesit më parë komandant në arsim, tani punë administrative

"Arsimtarit ishte një ndër profesionet më humane më njerëzore dhe më të besueshëm në të cilin kur kihet parasyshë se prindërit shprehin besim që tua besojnë ata që janë më të shenjtit për ta fëmijët e tyre..."

7 marsi “Dita e mësuesit” që është një prej datave më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptarë. Hapja e shkollave të para në gjuhën shqipe mundësoi shumë shqiptarëve që deri atëher nuk lejoheshin të hapnin shkolla të tilla ta vijojnë arsimin në gjuhën shqipe. 


Edhe pse ato kohë u shënua një progres i konsiderueshëm në aspekt të përgaditjes së kuadrove të duhura arsimore, megjithatë me kalimin e kohës filloi të bie cilësia në arsim dhe tani arsimi është bërë gati si çerdhe për ata që nuk mund dhe nuk kanë aftësi tjera për të kryer ndonjë profesion. Kështu e komentojnë për Zhurnal, profesorët universitar cilësin e arsimit në vendin tonë.


Ata shprehen se mungesa e kuadrove cilësore arsimore ndikojnë edhe në rënien e cilësisë në arsim. Profesori universitar, Avzi Mustafa shprehet se deri sa në kohët e mëparshme kur nuk kishte shumë shkolla që aftësonin arsimtarë për kryerjen e këti profesioni, ishin misionarë dhe shumë të nderuar në shoqëri, me kalimin e kohës ata sot të paktën janë shndërruar në punëtorë të thjeshtë administrative. Mustafa shton se kur mungon kuadër cilësor arsimor atëher nuk ka cilësi as në procesin arsimor.


“Nëse kthehemi pak më mbrapa në histori profesioni i arsimtarit ishte një ndër profesionet më humane më njerëzore dhe më të besueshëm në të cilin kur kihet parasyshë se prindërit shprehin besim që tua besojnë ata që janë më të shenjtit për ta fëmijët e tyre që të u’a edukojnë atëher këtij profesioni ja shtojnë vlerën edhe më shumë. Mund të them se në të kaluarën arsimtari ishte misionar dhe ai përveç asaj që duheshte ti mësonte fëmijët ai duheshte edhe ti edukoj ata prandaj ai ishte një personalitet i cili edhe nderoheshte nga shoqëria. Dhe gjatë historisë ai edhe pse nuk kishte shkolla të kyrera adekuate pasiqë siq dihet në Maqedoni nuk kanë ekzistuar shkolla përveç asaj normale që ishte hapur pas çlirimit por ata arsimtar dhanë një kontribut jashtzakonisht të madh në ngritjen e cilësisë në arsim edhe pse normalja ishte e vetmja shkollë që edukonte arsimtar. Me ndërprejen e normales atëher filluan me punë Akademitë pedagogjike mirëpo edhe pse ato institucione ishin të rangut më të lartë këto nuk arritën të barazohen së paku me shkollën normale Zef Lush Marku. Do të thotë gjatë përvojës time dhe hulumtimet që i kam bërë arsimtarët që kanë kryer normalen janë më të sukseshëm në praktikën mësimore se ata që e kanë kryer Akademitë pedagogjike apo edhe Fakultetin pedagogjik. E tani me ndryshimet që janë bërë në Maqedoni apo edhe në Europën Juglindore me ngadhënjimin e Demokracisë shpresoheshte që do të ndodh diçka më përparimtare më e bukur kjo do të thotë se u prit me entuziazëm se do të ketë liri dhe përparim shumë më të madh, përkundrazi kjo kaloj në anarki”, deklaroi Mustafa duke shtuar se përderi sa drejtori në shkollë është figura qendrore dhe jo arsimtari i cilit ju janë ngushtuar kompetencat nuk do të mundemi të flasim për një arsim cilësor, sidomos kurë shumë mësimdhënës në kohën e sotme punësohen në bazë partiake.


“Dhe shteti nuk e parashihte atë që të gjejë mekanizma të tillë ku do të mundësonte që në profesionin e arsimtarit të vijnë dhe të kontribuojnë ata që me të vëretetë kanë aftësi dhe janë të mirë me nota të shkëlqyeshme për arsye se arsimtari në të njejtën kohë është edhe sikurse profesioni i mjekut edhe pse të parët punojnë me brisk e të dytët me laps. Dhe do të thotë kjo që e detyron arsimtarin që edhe prindi të ketë besim që ta lërë arsimtarit që të i’a edukoj fëmijën ti japë me të vërtetë atë diturinë e nevojshme, kjo nuk ndodhi për arsye se në këtë drejtim studijonë ata studentë që nuk kanë shumë aftësi ose ata që nuk mund të regjistrohen nëpër drejtime tjera studimore atëher si shans të fundit e gjejnë profesionin e arsimtarit. Kështuqë në këtë profesion nuk shkojnë studentë që janë shumë të mire, mund të ketë edhe të tillë por shumica nuk janë. Prandaj cilësia e arsimit nuk është në nivelin e duhur nga ky aspekt që e përmenda. E dyta sot kemi shumë punësime partiake dhe këto punësime ndikojnë me të madhe që të punësohen ata të cilët edhe si studentë kanë qenë më të dobët por e kanë një përparsi se janë afër partisë dhe mund të punësohen. Kjo i mundëson atij që më lehtë të gjejë punë. Dhe për fund do të them se arsimtari duhet të jetë figurë qëndrore në shkollë e jo Drejtori siç ndodh tani, pra këta të fundit tani janë ata që vendosin që të japin vlersime për cilësi kurse arsimtarëve ua kanë marrë të gjitha kompetencat dhe atë e kanë kthyer në një punëtor administrativ dhe kështuqë ai tërë ditën në vend që të merret me atë që duhet tu japë nxënësve dituri dhe tu formoj komepetenca që të gjinden në jetë ai është i detyruar që çdo ditë të merret me ditarin elektronik, aktivitetet e lira janë suprimuar, paga e tij është minimale kështu që nuk ka motiv dhe kur nuk ka motiv për punë nuk ka as cilësi në arsim”, ka përfunduar për Zhurnal, profesori universitar, Avzi Mustafa.


Nga ana tjetër profesori i historisë, Skender Asani shprehes se edhe përkundër përjekjeve të vazhdueshme të perandorisë osmane si dhe të qarqeve serbe dhe greke që të pamundësohet hapja e shkollave shqipe, kjo prap se prap u bë realitet me anë të Lidhjes shqiptare të Prizrenit.


“Në periudhën e parë të rilindjes kombëtare shqiptare që kishte të bëj me pashallëqet dhe atë prej pashallëqeve shqiptare deri te kriza lindore 1875/78. Rilindasit tanë kombëtar të cilët në mënyrë individuale iu kundërvunë projekteve çkombtarizuese që i imponoheshin përmes projekteve Serbia e madhe dhe Greqia e madhe në të cilat projekte promotor kryesorë ishte kisha ortodokse dhe nëpërmjet këtyre mënyrave ajo dëshironte që ti çkombtarizonte shqiptarët dhe nuk lejonte që të hapen shkolla shqipe. Edhe perandoria osmane nuk lejonte që shqiptarët të kenë shkolla shqipe në këtë periudhë kohore dhe rezistenca ishte në mënyrë individuale. Ndërsa në periudhën e dytë të rilindjes kombëtare shqiptare që përket me lidhjen shqiptare të Prizrenit sidomos Kuvendi i një nëntorit apo kuvendi i Dibrës në të cilin vendimi kryesor ishte hapja e shkollave shqipe dhe fillë pas këtij kuvendi menjëher kryetarët e dëgëve dhe degët e lidhjes së Prizrenit katër vilajete filluan që ti impelemntojnë dhe ta bëjnë hapjen e shkollave shqipe dhe u hapën shumë shkolla shqipe”, ka dekluar për Zhurnal, Skender Asani.


(Zhurnal)

3,883 Lexime
8 vjet më parë