MËSUESI DHE TEKNOLOGJIA

Mësues bëhuni gati për t’u integruar në teknologji

Hidhuni një sy temave të vitit të kaluar dhe vendosni cilat mund të përdoren si ndihmë për një të mësuar më të mirë. Shikoni programe si: Power Point, slide show të ndryshme të cilat do e bëjnë orën e mësimit më interesante

Teknologjia po fiton terren në të gjitha fushat në jetës. Të gjithë duhet të jemi të përgatitur për këtë, veçanërisht mësuesit duhet të jenë të parët që të përvetësojnë teknologjinë në mënyrë që të ndihmojnë nxënësit më pas. Më poshtë mund të lexoni disa këshilla të cilat mund t’i zbatoni në klasë.


Përdorni teknologji që kursen kohë

Kërkoni, instaloni dhe përdorni programe teknologjike që ua bëjnë punën më të thjeshtë. Merrni në konsideratë programe që ju regjistrojnë të gjitha punët e nxënësve tuaj, një planifikues elektronik, një program që mund të shkruani letra për prindërit dhe një data bazë ku të mbani të gjitha informacionet që ju nevojiten.


Krijoni një klasë me klimë pozitive

Vëzhgoni dhe organizoni mirë klasën tuaj. Caktoni kohën që do të përdorni për të shkruarin, për përodimin e kompjuterit dhe teknologjisë etj. Vendosni sa shpesh do të përdoret teknologjia në orën e mësimit dhe në çfarë rrethanash.


Risillni tema mësimore të përdorura më parë

Hidhuni një sy temave të vitit të kaluar dhe vendosni cilat mund të përdoren si ndihmë për një të mësuar më të mirë. Shikoni programe si: Power Point, slide show të ndryshme të cilat do e bëjnë orën e mësimit më interesante.


Përgatisni diçka të re

Hulumtoni në internet, kërkoni faqe në të cilat mund të gjeni lojëra edukative dhe kuice të ndryshme. Kjo do i bëjë nxënësit të mësojnë edhe të kërkojnë për pyetjet që do ju shfaqen gjatë kuiceve dhe do i nxisë ata të përdorin teknologjinë për një qëllim jo më vetëm argëtimi, por të mësojnë rreth temave mësimore. Planifikoni orë mësimore në të cilat të mësoni nxënësit si të përdorin këto mjete dhe të krijojnë një kurrikulum të tyrin. Organizojini nxënësit të punojnë dy e nga dy ose në grupe. Kjo formë të mësuaro është më argëtuese dhe më frytdhënëse.

4,790 Lexime
8 vjet më parë