![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2024-01/16/7241-0-ceee0a0afa279fa4d217455f75c3d409.jpg)
“Maketi i një hapësire të brendëshme”, projekti më i ri i klasës së 5B, shkolla "Protagonisti"
Nxënësit e klasës së 5B, prezantuan projektin e tyre më të ri në lëndën e artit pamor “Maketin e një hapësire të brendëshme”. Gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi ishte themeli i këtij projekti, ku çdo nxënës u bë arkitekt, skenograf dhe arredues, menaxher, etj.
Nxënësit e klasës së 5B, prezantuan projektin e tyre më të ri në lëndën e artit pamor “Maketin e një hapësire të brendëshme”. Nxënësit, të ndarë në grupe, filluan punën një javë më parë dhe e vazhduan atë edhe gjatë ditëve që nuk kishin art pamor. Ata u përfshinë me të gjitha forcat, për ta realizuar projektin sa më mirë. Gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi ishte themeli i këtij projekti, ku çdo nxënës u bë arkitekt, skenograf dhe arredues, menaxher, etj.
Nxënësit prezantuan jo vetëm projektin, por edhe aftësitë e tyre artistike, shprehëse, por mbi të gjitha frymën e bashkëpunimit dhe e shpirtin i garës.
Ajo që binte në sy ishte larmia e maketeve, si maketi i një salloni makinash ku kishte të përfshirë edhe bankën me të gjitha funksionalitetet e saj, si dhe një kinema, ku klientët mund të shihnin se si funksiononin makinat, etj.
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2024-01/16/7241-2-ceee0a0afa279fa4d217455f75c3d409.jpg)
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2024-01/16/7241-3-ceee0a0afa279fa4d217455f75c3d409.jpg)
Një grup tjetër prezantoi bibliotekën e qytetit, ku edhe librat i kishin bërë në miniaturë edhe me vizatime; një grup tjetër maketin e një restoranti, ku nuk mungonte edhe kasa dhe nëpërmjet një dramatizimi të shkurtër na treguan se si funksiononte ky restorant, çdo detaj ishte i kuruar me mjeshtëri.
Kishim edhe skenën e një pasarele të modës ku çdo detaj ishte i mirëmenduar; kishim maketin e një banese të ndarë me dhomat përkatëse, si dhe maketin e një vile të bukur me dy kate.
Kishim edhe maketin e një shkolle, ku me aq dashuri nxënësit kishin vendosur orendi dhe kishin menduar çdo detaj deri te dhoma e pas shkollës ku bëhen detyrat dhe mësimet.
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2024-01/16/7241-7-ceee0a0afa279fa4d217455f75c3d409.jpg)
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2024-01/16/7241-8-ceee0a0afa279fa4d217455f75c3d409.jpg)
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2024-01/16/7241-9-ceee0a0afa279fa4d217455f75c3d409.jpg)
Ajo që vlen të përmendet, është se nxënësit përdorën materiale të riciklueshme, lodra dhe objekte të përdorura, duke qenë edhe miqësorë me mjedisin.
Puna e këtyre nxënësve nxorri në pah botën e pasur dhe imagjinatën e zhvilluar që ata kanë, mjafton t’u ndezësh llampën e ideve dhe t’u japësh përgjegjësi.
Në fund të prezantimeve nxënësit votuan me shumë transparencë dhe pjekuri për projektin më të mirë dhe duartrokitën dhe uruan nëjri-tjetrin për rezulatatet e arritura duke përdorur me kompetencë mjete, teknika dhe shprehi artistike.Një falenderim edhe mësuesen e kl 5b, Rovenën, për bashkëpunimin.
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2024-01/16/7241-11-ceee0a0afa279fa4d217455f75c3d409.jpg)
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2024-01/16/7241-12-ceee0a0afa279fa4d217455f75c3d409.jpg)
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2024-01/16/7241-13-ceee0a0afa279fa4d217455f75c3d409.jpg)
Nga Iriana H. Papamihali
Artiste, mësimdhënëse, autore e teksteve shkollore
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Projekti Kurrikular: Eksplorimi i ekosistemeve pyjore për një mësimdhënie inovative
Arsyet dhe rëndësia e përdorimit të teknologjisë në klasë
VANAF 2024/ Modele testesh të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor