Lojëra dhe ide praktike për fëmijët 4-5 vjeç, për t’u kryer në shtëpi. Nga Lindita Biraci, psikologe zhvillimi
Duke qenë se loja është lider i zhvillimit, më poshtë po ju sjellim disa sugjerime të lojërave/aktiviteteve argëtuese, që mund të kryhen në mjediset/kushtet e shtëpisë, me fëmijët e moshës 4-5 vjeçare.
Fëmijet e moshës 4-5 vjeçare janë një grupmoshë shumë aktive, janë plot potencial, mundësi e dëshirë. Krijues plot fantazi, komunikues emocionalë, kërkues e selektivë.
Duke qenë se loja është lider i zhvillimit, aktiviteti më i rëndësishëm në jetën e fëmijëve, ku nëpërmjet saj ata njohin mirë botën e jashtme dhe shprehin më mirë atë të brendshmen, më poshtë po ju sjellim disa sugjerime të lojërave/aktiviteteve argëtuese, që mund të kryhen në mjediset/kushtet e shtëpisë, me fëmijët e moshës 4-5 vjeçare:
- Përgatisni brumë së bashku e më pas lëreni fëmijën ta manipulojë sipas fantazisë: Fëmija do të argëtohet shumë. Do të rrisë përqëndrimin, koordinimin sy-duar, do të zhvillojë motorikën fine dhe patjetër do të rrisë bashkpunimin me ju.
- Prerja e frutave/perimeve (të lehta për t’u prerë), duke i kategorizuar sipas formës, gjyrës, shijes.
- Kalimi i makaronave rulo nëpërmjet një filli peri apo spango duke formuar një varëse. Më pas me anë të një peneli/furçe apo sfungjeri i lyeni me bojë ngjyra-ngjyra.
- Ndërtimi i piramidës me gota plastike (në formë gare).
- Vendosja e kartonit të rulove të letrave të kuzhinës si tynel në dysheme ose tavolinë, ku ata kalojnë një top të vogël plastik duke e fryrë me anë të një pipe.
- Ngjitja e nje tabaku të madh në mur ose dysheme ku fëmija vizaton i lirë sipas fantazisë së tij.
- Grisja e gazetave ose letrave dhe mbështjellja e copave për të formuar topa e më pas luajnë duke qëlluar njëri-tjetrin apo bërja e koshave.
- Kalim me pengesa duke kërcyer (me dy këmbë) mbi jastëkë katrorë.
- Tra ekuilibri mbi karriget e ngrënies të bashkuara njëra pas tjetrës
- Kalimi i tynelit duke u zvarritur poshtë karrigeve të ngrënies të bashkuara njëra pas tjetrës.
- Vizatimi në dysheme i vijave të pjerrëta, zig-zage dhe të lakuara ku fëmijës i duhet të kalojë mbi to pa devijuar.
- Lojë imituese: përballë me fëmijën ku atij i kërkohet të imitojë mimikën e fytyrës tuaj apo lëvizjet tuaja pa gabuar.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Taktika konkrete se si të shmangim konfliktet në klasë, sugjeruar nga mësuesi Luan Stafasani
Kur fëmijët shqiptojnë keq fjalët