Jeni të stresuar dhe “hani thonjtë” ?
Kushtoji vëmendje kohës kur ju i “hani” thonjtë, në cilat situata, çfarë ju shtyn ta bëni këtë, çfarë ju ka nervozuar. Pasi të kuptoni se çfarë ju shtyn ta bëni këtë veprim gjeni mënyra ta kontrolloni këtë ves dhe më pas ta eleminoni.
Sot do ju sjellim disa këshilla se si të shmangni “ngrënien e thonjve”. Ky në fakt është një ves që tregon gjendje ankthi, stresi. E rëndësishme është që ju mund ta hiqni këtë ves që ju bën të dukeni jo mirë dhe të tregoni gjendjen tuaj përpara bashkëbiseduesit.
Evidentoni problemin?
Kushtoji vëmendje kohës kur ju i “hani” thonjtë, në cilat situata, çfarë ju shtyn ta bëni këtë, çfarë ju ka nervozuar. Pasi të kuptoni se çfarë ju shtyn ta bëni këtë veprim gjeni mënyra ta kontrolloni këtë ves dhe më pas ta eleminoni.
Përgatituni
Ju nevojitet që shprehinë tuaj ta zëvendësoni me një tjetër. Kjo është mënyra më pak e dhimbshme. Sigurisht, me diçka më të shëndetshme. Mbani me vete një mini set për manikyr, dhe kur ju kap dëshira për t’i ngrënë, ndaluni dhe më mirë rregullojini thonjtë me limë apo prerëse thonjsh. Mbani edhe krem për dezinfektim dhe hidratim. Disa i ndihmon topi kundër stresit.
Ngrënia
Më parë hani pemë të thata të shëndetshme, fik apo keksa intergrale sesa thonjtë. Mbani gjithmonë me vete diçka që në momentin që nervozoheni të mund ta konsumoni.
Ushtrimet
Kur jeni të nervozuar kryeni aktivitet fizik, ushtrime të ndryshme të cilat të largojnë energjinë negative. Ju mund të ushtroheni, të lodheni dhe as që do iu bjerë në mendje “ngrënia e thonjve”.
Këto janë disa këshilla praktika që secili pre jush mund t’i bëjë. Shpresojmë t’iu kemi ardhur në ndihmë dhe ju ta mundni këtë ves.
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Si mund të kuroni "herpes"-in tek fëmijët tuaj, me kura natyrale në kushte shtëpie?
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur, miqve apo kolegëve për Vitin e Ri