Ja përse fëmijët danezë janë fëmijët më të lumtur në botë
Sipas studimeve dhe anketimve të ndryshme, Danimarka është vendi më i lumtur në botë. Kjo do të thotë që edhe fëmijët janë më të lumtur. Por, çfarë metode përdorin prindërit për të rritur fëmijë të lumtur?
Sipas studimeve dhe anketimve të ndryshme, Danimarka është vendi më i lumtur në botë. Kjo do të thotë që edhe fëmijët janë më të lumtur. Çfarë i nxit njerëzit danezë të jenë të lumtur, por mbi të gjitha, çfarë metode përdorin prindërit për të rritur fëmijë të lumtur?
Sipas danezëve, pesë janë rregullat për të rritur fëmijë të lumtur. Pesë rregullat janë:
Ushtrimi i lojërave
Fëmijët duhet të luajnë shumë, madje edhe kur janë të angazhuar me shkollën. Prindërit duhet t’i lenë më të lirë fëmijët të luajnë, të shëtisin me ta nëpër parqe, si dhe t’i japin më shumë rëndësi lojërave në natyrë. Prindërit duhet të përpiqen të mos ndërhyjnë në lojërat e fëmijëve dhe t’i lejojnë ata "të lëndohen" dhe po vetë të ringrihen.
Vetëm duke qenë të pavarur dhe pa kufizime, fëmijët mund të mësojnë nga të gjitha situatat, madje edhe nga loja. Në Danimarkë, fëmijët nuk kanë detyra shtëpie: mësuesit fillojnë të caktojnë detyra kur ata janë në një moshë më të rritur. Kjo u lejon atyre të luajnë më shumë dhe të eksplorojnë.
Të shprehin emocionet
Autenticiteti i ndjenjave duhet të kultivohet. Kjo do të thotë që ne duhet t’u mësojmë fëmijëve të jenë empatikë, të kuptojnë të tjerët dhe mbi të gjitha të shprehin ndjenjat e tyre pa frikën se do të gjykohen. Ata nuk duhet të kenë frikë të tregojnë pikat e forta apo të dobëta të tyre.
Fëmijët danezë përballen me realitetin
Çdo ditë ne përballemi me situata të vështira. Por duhet gjithmonë të përpiqemi të gjejmë atë që është pozitive në çdo situatë të jetës. Fëmijët duhet të mësojnë që në vegjëli të përballojnë jetën gjithnjë duke patur parasysh se ka zgjidhje për çdo situatë.
Empatia
Fëmijët duhet të mësojnë të jenë të ndjeshëm. Në këtë mënyrë ata do të mësojnë se duhet të respektohen zgjedhjet e të tjerëve. Përmes kultivimit të empatisë ata bëhen njerëz më socialë, të mirëkuptueshëm, shmangin keqkuptimet dhe grindjet në shoqëri.
Prindërit danezë nuk japin urdhëra
Prindërit nuk duhet t’u japin urdhëra të prera fëmijëve të tyre. Danezët punojnë shumë në lidhje me komunikimin me fëmijët. Ata nuk zgjedin forma ndëshkuese për të edukuar fëmijën, por gjithnjë duke komunikuar dhe duke u konsultuar me ta. Nëse një fëmijë bën diçka të gabuar, shpjegojini atyre arsyet pse nuk duhet ta bëjnë dhe ku gaboi. Vetëm në këtë mënyrë fëmija mund të mësojë.
(P.Shtini; Portali Shkollor)
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Ekuinoksi pranveror, dita barazohet me natën
Kur fëmijët janë shume të zënë në shoqërinë bashkëkohore...