Sistemi imunitar

Inflamacioni, rrënja e gjithë të këqijave

Një trup që është gjatë gjithë kohës me sistemin imunitar “të kurdisur” është tepër delikat dhe i brishtë ndaj sëmundjeve dhe dështimit të funksionit fiziologjik të organeve dhe sistemeve jetësore

Inflamacioni është reagim i sistemit imunitar për të shëruar një plagë, përballuar një traumë, apo për të luftuar mikrobe dhe viruse patogjen. Ky reagim është një varg reaksionesh kimike ku përfshihen substanca të ndryshme që trupi prodhon për të shkatërruar “armiqtë”. Normalisht, këto reaksione duhet të ndalojnë në momentin që shkaku largohet. Por, nuk ndodh gjithmonë kështu. Për arsye të ndryshme, të njohura dhe më pak të njohura, shumë njerëz ndodhen nën një inflamacion kronik, pasojat e të cilit janë shkatërrimtare për shëndetin. Këtu sistemi ynë imunitar, në vend që të jetë mbrojtësi ynë, sulmon vetë organizmin.

Pasojat e inflamacionit kronik

Jo më kot e kam quajtur titullin se inflamacioni është rrënja e gjithë të këqijave për shëndetin tonë. Një trup që është gjatë gjithë kohës me sistemin imunitar “të kurdisur” është tepër delikat dhe i brishtë ndaj sëmundjeve dhe dështimit të funksionit fiziologjik të organeve dhe sistemeve jetësore.

Inflamacioni i vazhdueshem lidhet me shfaqjen e:

  • Kancerit
  • Diabetit
  • Sëmundjeve të zemrës
  • Artirit
  • Alzheimerit
  • Depresionit

Ushqimet që nxisin inflamacionin

  • Brumrat e përpunuar (kruasane, patatina, biskota, bukë e bardhë, drithrat e gatshëm)
  • Sheqeri i rafinuar (ëmbëlsira të gatshme, akullore, krem pastiçerie, çokollata të sheqerosura, pudingje të gatshëm, etj.)
  • Vajrat vegjetal të rafinuar, margarinat vegjetale
  • Patatet e gatshme (të skuqura)
  • Pijet e gatshme me sheqer
  • Mishi i kuq dhe mishi i përpunuar për sallame, salçiçe, proshuta
  • Alkoli i tepruar
  • Ushqimet e mykura, kryesisht më të prekurat janë: arrat, farat, kikirikët
  • Mënyra e jetesës
  • Jeta sedentare, konsumi i alkolit, duhan pirja dhe sidomos STRESI janë faktorë që gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e inflamacionit kronik.

Ushqimet që luftojnë inflamacionin

  • Ushqimet dhe pijet që fatmirësisht ndikojnë pozitivisht në stabilizimin e reaksionit inflamatorja në ushqime të cilat përmbajnë fitokimite me veprim antioksidues të fuqishëm, pigmente bimore, acide lyrore esenciale dhe vitaminë që forcojnë imunitetin:
  • Domatet
  • Vaji i ullirit ekstra i virgjer, farat e linit
  • Bizelet dhe fasule te kuqe
  • Zarzavatet me gjethe jeshile të fortë si: spinaqi, pazite dhe lakrat e zeza
  • Brokoli
  • Arrat dhe bajamet, (kujdes me cilësinë e tyre sepse shpesh rrezikohen nga myku)
  • Peshku si: sardelet, peshku ton, trofta e eger
  • Fruta si: manaferrat, qershitë e tharta, boronicat, luleshtrydhet, shegët, rrushi, fiqtë, mollët dhe portokalli
  • Çokallata e zezë, e papërpunuar
  • Çaji jeshil
  • Aloe Vera – xheli i saj është një anti-inflamator i provuar në shekuj
  • Xhinxheri – erzë me veti të fuqishme kundër inflamacionit
  • Kurkuma (turmeric)– erzë indiane me vetitë më të fuqishme anti-inflamatore ndër ushqimet dhe bimët në tokë

Nuk mjafton zgjedhja e këtyre ushqimeve, ato duhen përfshirë në një regjim të shëndetshëm së bashku me lëvizje të shpeshta dhe pa abuzime. Dieta Mesdhetare është regjimi ushqimor më i përsosur për të forcuar imunitetin dhe për të shmangur inflamacionin kronik.

Mos harroni

Inflamacioni kronik është i lidhur me mënyrën moderne të jetesës dhe me pasoja shkatërrimtare. Frenojeni përpara se t’ju vër poshtë shëndetin dhe të jetë tepër vonë për ta korrigjuar.

Pije që luftojnë inflamacionin.

Recetë 1 - Lëng i shtrydhur

  • 50 ml aloe veraxhel*
  • 1 mollë jeshile
  • 1 kivi
  • 1 tufë spinaq të freskët
  • 1 copë xhinxher të freskët
  • pak gjethe rigoni të freskët ose rozmarinë
  • I shtrydhni të gjithë përbërësit njeri pas tjetrit dhe më pas i bashkoni me xhelin aloe.

*Nëse nuk keni xhel aloe vera mund të përdorni lëngun e 1 kastraveci.

Recetë 2 - Çaj i ngrohtë

  • Vini në zjarr 1 filxhan ujë dhe e zjeni bashkë me:
  • 3-4 kokrra piper
  • 1/2 luge turmerik
  • pak xhinxher të freskët
  • 1/2 lugë kanellë
  • 3-4 karafila
  • 2-3 boçe kardamom

Pasi i zjeni e hiqni çajin nga zjarri dhe i hidhni 1/2 lugë mjaltë cilësor. E konsumoni çdo mëngjes dhe mbrëmje.

*Përbërje të gatshme me të gjithë erzat e nevojshme për këtë çaj -përveç turmerikut, mund të gjeni në dyqanin ATSH caffe, pranë 21 Dhjetorit, përballë me shkollën “Sabaudin Gabrani”, me emrin Chai pure.

(Blerina diet)

5,508 Lexime
8 vjet më parë