Psikologji

Fjalët që duhen mënjanuar apo zëvendësuar kur u drejtohemi personave me aftësi të kufizuara

Përdorimi i një gjuhe të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara është jetik për një mjedis të barabartë, në shkollë dhe në jetën e përditshme. Poshtë kemi vendosur disa terma që zakonisht përdoren, por të cilat duhen zëvendësuar me fjalë të tjera.

Në vazhdimësi, kemi përcaktuar termat e duhura për të përdorur në vend të atyre që mund të sjellin dallime:



1. "Nevoja të veçanta"


Termi "nevoja të veçanta" përdoret në fushën e mësimdhënies për të përshkruar studentët me aftësi të kufizuara, por mund të jetë diskriminues duke i shfaqur ata si "të veçantë" dhe “të dallueshëm”. Kjo mund të zëvendësohet me termin "studentë me aftësi të kufizuara" ose specifikimi i nevojave mbështetëse mund të jetë më i përshtatshëm dhe jo diskriminues.



2. "Të hendikepuar"


Termi "të hendikepuar" është një eufemizëm i përdorur për të përshkruar individët me aftësi të kufizuara, por mund të krijojë koncepte të gabuara në mendjen tonë për aftësitë e tyre. Përdorimi i termave si "personat me aftësi të kufizuara" ose specifikimi i nevojave të tyre në situata të caktuara është më i përshtatshëm dhe më respektues ndaj tyre.



3. Etiketat "funksionuese" ("me funksionim të ulët"/"me funksionim të lartë")


Nuk është e rrugës që mësuesit t'u referohen studentëve të tyre me termat "ADHD me funksion të lartë" ose "autizëm me funksion të ulët". Në vend që të përdoret etiketa funksionale, mund të përshkruhet nevoja specifike mbështetëse që përfiton studenti, si p.sh.: "një student që përfiton nga ndihma për rutinat e higjienës personale".



4. "I lidhur me karrige me rrota"/"I kufizuar në një karrige me rrota"


Terminologjitë "I lidhur me karrige me rrota" ose "i kufizuar në një karrige me rrota" shpesh përdoren për të përshkruar individët me aftësi të kufizuara fizike ose motorike. Megjithatë, këto terma mund të krijojnë perceptime negative. Përfaqësimi i tyre si "përdorues i karriges me rrota" ose "student që përdor një karrige me rrota" është më i përshtatshëm dhe më respektues ndaj tyre, duke përjashtuar konceptin e kufizimeve dhe paraqitur ata si individë të pavarur dhe të aftë.



5. “Viktima e”/“vuan nga aftësia e kufizuar”

Kjo gjuhë nxjerr përfundimin se aftësia e kufizuar është një përvojë negative. Në vend të kësaj, aftësia e kufizuar është një pjesë e përvojës njerëzore. Për të eliminuar gjykimin dhe keqkuptimet, mund të përdoret termi "përvojat e paaftësisë X".


Aktivistja për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Lydia X.Z. Brown, ka kuruar një listë më të plotë të termave që duhet eliminuar nga fjalori juaj. 



Disa nga to mund t’i gjeni duke klikuar Këtu




Burimi: Kliko këtu




©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

576 Lexime
7 muaj më parë