“Fëmijët e dhunuar janë fëmijë dhunues”
Përdorimi i dhunës ndaj fëmijëve mund të ketë shumë pasoja. Përveç pasojave fizike që janë të dukshme dhuna sjell pasoja të rënda psikologjike.
Dhuna ndikon në nivelin e përgjithshëm të funksionimit emocional të fëmijës. Një fëmijë që dhunohet mund t’i kultivohet frika, ndjenja e fajit dhe e turpit, ndjenja të pakënaqësisë, vetmisë, pesimizmi, lëndimi, fyerje, ndroje, nervozizmi, humbje besimi në vetvete, dëmtim të vemendjes etj.
Një fëmijë i cili dhunohet në mes të klasës nga mësuesja e tij merr inat mësuesen, humb interesin për lëndën dhe zhvillon ndjenja të forta inferioriteti.
Nga ana tjetër një fëmijë i dhunuar mund t’ia kthejë dhunuesit me të njëjtën monedhë, pra të ushtrojë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dhunuesit. Pra, një pasojë tjetër e dhunës është kultivimi i sjelljes së dhunshme. Fëmijët e dhunuar janë fëmijë dhunues.
Nëse shkolla është institucioni në të cilin ne çojmë fëmijët tanë të edukohen dhe papritur përballemi me mësues dhunues, atëherë qëllimi i shkollave nuk plotësohet dhe rrisim kështu një brez dhunues.
(Nga Blerina Luli, psikologe)
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Si mund të kuroni "herpes"-in tek fëmijët tuaj, me kura natyrale në kushte shtëpie?
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur, miqve apo kolegëve për Vitin e Ri