Faktorët që ndikojnë në besueshmërinë e testit
Gjatësia e testit varet nga numri i kërkesave në test. Sa më i gjatë që të jetë testi, besueshmëria e tij do të jetë më e madhe ngase eleminon mundësin e përgjigjes me hamendje dhe e përfaqëson më mirë përmbajtjen e lëndës.
Gjatësia e testit varet nga numri i kërkesave në test. Sa më i gjatë që të jetë testi, besueshmëria e tij do të jetë më e madhe ngase eleminon mundësin e përgjigjes me hamendje dhe e përfaqëson më mirë përmbajtjen e lëndës. Por nëse testi është shumë i gjatë mbi 100 kërkesa, atëherë efekti është i kundërt ngase shkaktohet lodhja e memories së nxënësit.
Shpejtësia e testit është e lidhur me kohën e zbatimit të testit. Nëse koha e zbatimit të testit është e shkurtër do të thot se zbatimi i testit është i shpejt, por kjo e ulë shkallën e besueshmërisë ngase nxënësi nuk mund t’iu përgjigjet drejt kërkesave në shpejtësi.
Vështirësia e testit ka rëndësi për faktin se nëse një test ka kërkesa të lehta që iu përgjigjen të gjithë dhe nese një test ka kërkesa të vështira që nuk mund t’iu përgjigjet askush, atëherë testi është i pabesueshëm.
Shpërndarja e pikëve luan rol shumë të rëndësishëm në qëndrueshmërinë e rezultateve të testit për individin. Nëse shpërndarja e pikëve është e ngusht qëndrueshmëria e rezultateve është e vogël, ngase nga matja në matje mund të ndryshoj pozita e nxënësit në rangim. Kjo vjen si pasojë e kërkesave të lehta në test. Në mënyrë që t’i ikim kësaj testi duhet të përmbaj edhe kërkesa të vështira në mënyrë që shpërndarja e pikëve të jetë më e gjërë (prej 5 – 95 pikë në një test prej 100 kërkesave) dhe poashtu edhe qëndrueshmëria e rezultateve të testit.
Homogjeniteti i grupit sa më homogjen që është grupi, besueshmëria është më e madhe dhe e kundërta.
Objektiviteti varet nga pikëzimi i drejt i testit me rastin e kontrollimit. Nëse për një test nuk ka kritere të qarta për vlerësimin e përgjigjeve të sakta dhe të atyre të pasakta, atëherë bëhen
gabime në pikëzimin e testit dhe besueshmëria e tij është e vogël.
Mënyra më e mirë për eleminimin e gabimeve të mundshme është të llogaritet ndërlidhja ndërmjet rezultateve të dy grupeve të pavarura kontrolluese për të njëjtin test dhe për të njëjtin grup. Që besueshmëria e testit të jetë e lartë ndërlidhja duhet të jetë e barabart me 1.oo. Ose nëse pikët e fituara në ritest janë të përafërta me ato të testit, besueshmëria është e shkallës së lartë.
(Marrë nga Portali Germa, Portali Shkollor)
Teste vlerësimi për klasën e parë
Teste për klasën V, gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre, periudha I
Kuice në lëndën Histori, klasa e 5-të