Model projekti

“Ekskursioni mësimor”, projekt për klasat VI–VII, lënda Histori-Gjeografi

Nxënësit gjatë ekskursionit zhvillojnë shoqërizimin, solidarizimin, të organizuarit, tolerancën, etj. Ndërsa mësimdhënësit gjatë ekskursionit arrijnë t’i njohin nxënësit më mirë. Më poshtë gjeni modelin e një projekti për të zhvilluar një ekskursion mësimor. Mësuese e lëndës: Alkida Mehmeti.

Ekskursioni është një udhëtim i organizuar nga një grup i njerëzve, i cili zakonisht bëhet në kohën e lirë, me qëllim arsimi apo për aktivitet fizik, vizitë të një vendi, nganjëherë për punë dhe qëllime të tjera. Por, kur kemi të bëjmë  me ekskursionet shkollore  nënkuptohet se kemi të bëjmë me ekskursionet mësimore.


Me ekskursion mësimor duhet të  nënkuptohet zhvillimi - mbajtja e mësimit jashtë objektit shkollor, e kurrsesi me qëllim argëtimi apo ahengu, siç praktikohet zakonisht me nxënësit tanë. Objektiv i ekskursionit mësimor, patjetër duhet të  jetë arritja e njohurive të cilat duhen të arrihen, por që nuk mund të demonstrohet në objektet shkollore.


Me një fjalë, ekskursioni mësimor është formë e veprimtarisë jashtëshkollore e mësim nxënies.

Detyrë e ekskursionit mësimor është që nxënësit t’i përcjellin njohuritë elementare nga disa tërësi mësimorë-shkencore drejtpërdrejt në hapësirë dhe në këtë mënyrë të arrijnë perceptime të qarta dhe të arrijnë njohuri të përhershme.


Ekskursionet duhet të jenë në përputhshmëri me plan programin mësimor, të planifikohen me kohë, d. m. th, në fillim të vitit shkollor, në mënyrë që të mund të jenë të realizueshme dhe duhet të kenë objektiva të caktuara mësimore.


Ekskursionet përbëjnë formë komplekse të udhëtimit i cili nënkupton aplikimin e metodave të ndryshme: Vëzhgimi i drejtpërdrejtë i hapësirës, bisedat hulumtuese, shfrytëzimi i instrumenteve të ndryshme, punimet hartografike, paraqitjet grafike, bisedat mësimore, referime, përshkrime, referate të nxënësve, ese, etj.


Nxënësit gjatë ekskursionit zhvillojnë shoqërizimin, solidarizimin, të organizuarit, tolerancën, etj. Mandej tek nxënësit ekskursioni ka rëndësi të madhe edukuese; zhvillon pikëpamjet shkencore mbi botën, ndjenjat estetike dhe emocionale. Kur kemi të bëjmë me ekskursionet të cilat kanë të bëjnë me njohjen e trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore të trojeve tona, nxënësit do t’i duan, aq sa i njohin ato. Ekskursionet e kohëpaskohshme kontribuojnë në zhvillimin e organizimit të nxënësit, forcojnë dhe stabilizojnë jetën e tij emocionale. Mësimdhënësit gjatë ekskursionit arrijnë të ngritën profesionalisht dhe t’i njohin nxënësit më mirë.


Më poshtë gjeni modelin e një projekti për të zhvilluar një ekskursion mësimor. 


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,925 Lexime
7 muaj më parë