Ekipi lëndor i Edukimit Fizik, Sport dhe Shëndet në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, më i madhi në llojin e tij në rang kombëtar
Ekipi lëndor i Edukimit Fizik, Sport dhe Shëndet në gjimnazin “Ismail Qemali” është më i madhi në llojin e tij në rang kombëtar, prej 13 mësuesish të përkushtuar në profesionin e tyre, për të përcjellë më të mirën te çdo nxënës. Ja disa nga projektet më jetëgjata dhe aktivitetet më gjallëruese.
Ekipi lëndor i Edukimit Fizik në gjimnazin “Ismail Qemali” është më i madhi në llojin e tij në rang kombëtar, prej 13 mësuesish të përkushtuar në profesionin e tyre, për të përcjellë më të mirën te çdo nxënës.
Ky ekip funksionon si i tillë në çdo moment që një ide e re lind, jo vetëm mes kolegëve, por kundrejt të gjithëve që dëshirojnë të krijojnë momente të bukura dhe domethënëse për nxënësit, mësuesit, prindërit dhe komunitetin.
Një qasje pozitive në mesin e këtij ekipi, ka përçuar vlerat më të mira të një mësuesi, si profesionalizmi, bashkëpunimi, energjia dhe dëshira për të ndërmarr iniciativa që nxitin formimin e nxënësve dhe përmbushin kompetencat e të mësuarit.
Nëse do të ndaleshim në këtë të fundit, do të flisnim për disa nga projektet më jetëgjata dhe aktivitetet më gjallëruese të realizuara nga “Ekipi i Edukimit fizik së Ismailit”.
1. Hiking: Udhëtime në natyrë për të promovuar aktivitetin fizik dhe njohjen e mjediseve natyrore, me më shumë se 100 nxënës çdo herë.
2. Lojërat Olimpike: Konkursi i lojërave olimpike mes nxënësve, duke inkurajuar konkurencën e shëndetshme, bashkëpunimin dhe lojën e drejtë si parime bazë edhe të vetë lojërave olimpike.
Në kuadër të Lojërave Olimpike, idetë kanë qenë edhe më kreative, si p.sh.: realizimi i një ekspozite me punime të nxënësve rreth kësaj tematike, duke promovuar aftësitë artistike dhe sportive të tyre, njëkohësisht.
3. Kampionati i Lojërave Popullore: Organizimi i një turneu ku nxënësit garojnë në lojëra tradicionale shqiptare, ndërsa gjithashtu mbajnë kërcime aerobike për të inkurajuar aktivitetin fizik, në një formë më të modernizuar dhe masive.
4. Kampionati i Shahut: Një turne shahu për të vendosur në dukje mendësinë taktike dhe strategjike të nxënësve, tashmë një traditë shumëvjeçare në gjimnazin “Ismail Qemali”.
5. Takime me personazhe të nderuara të fushës: Organizimi i takimeve me sportistë të njohur si Lorik Cana dhe Luiza Gega për të inkurajuar dhe frymëzuar nxënësit.
6. Kampionati i Basketbollit, Futbollit, Volejbollit: Organizimi i turneve sportive për të promovuar sportet në grup dhe për të zhvilluar aftësi të ndryshme të nxënësve si krijimi i frymës së grupit, menaxhimi i emocioneve.
7. Panairi i Sporteve Individuale: Realizimi i një panairi ku nxënësit mund të eksperimentojnë me sporte individuale si tenisi, peshëngritja, judo etj.
8. Kampionati i Teqball: Një kampionat ndryshe nga të tjerët, me një sport të ri që krijon hapësirën për të provuar fusha të reja.
9. Krosi: Organizimi i krosit pranveror për të promovuar rezistencën fizike dhe aftësinë për të përballuar sfidat në natyrë.
10. Yoga: Për të përmbyllur gamën e gjerë të veprimtarive të lindura nga Ekipi lëndor i Edukimit Fizik do të përmendeshin aktivitete si “Yoga” në natyrë, duke nxitur te nxënësit lidhjen me natyrën dhe mirëqenien fizike dhe mendore.
11. Në perputhje me temat e projektit kurrikular “Volejbolli sporti i te gjitheve" klasat e XII -ta realizuan Kampionatin mix të volejbollit i cili u transmetua live në instagramin e shkollës.
Përmes një panorame të tillë, shohim se edhe grupe të vogla që funksionojnë si një ekip, zhvillohen nën moton se “Së bashku mund të bëjnë gjëra të mëdha!” dhe këto të fundit krijojnë cilësinë dhe cilësia e diferencon “Ekipin lëndor të Edukimit Fizik, Sport dhe Shëndet” të Gjimnazit “Ismail Qemali”, Tiranë.
Aktivitete nga departamenti i edukimit fizik
Lojërat popullore – në larminë e festave të Nëntorit nën koordinimin e mesueseve të Aktivitetit Fizik, shkolla jonë u mbulua nga nje atmosfere nën ritmet e lojërave popullore. Ky aktivitet la mbresa kundrejt nxënësve, mësuesve dhe jo vetëm.
Në një ditë të shënuar ne kalendarin e aktiviteteve, me vizitën e Ministres së Arsimit dhe Sportit, u tregua me bindje se programet sportive në shkollë janë domosdoshmeri për të identifikuar dhe mbështetur talentet që në moshë të re e jo vetëm.
Java Europiane e Sportit – Departamenti i Edukimit Fizik synon të promovojë vlerat e sportit nëpërmjet aktivitetit fizik dhe sporteve në natyrë. Kjo javë iu dedikua të gjithë nxënësve, pavarësisht përgatitjes fizike apo kushteve të tjera social-kulturore.
Java Olimpike – në një javë të mbushur plot aktivitete dhe gjallëri sportive, u finalizua me sukses Java Olimpike, ku në këtë ditë u treguan veprimtaritë e gjëra sportive të organizuara përpara kampiones Luiza Gega.
Në kuadër të shkollës si qendër komunitare u zhvillua aktiviteti sportiv gjithëperfshirës me synim nxitjen e veprimtarisë fizike në dobi të shëndetit. Falë koordinimit të mësuesve të mësuesve të edukimit fizik, bashkëpunimi midis ekipeve djem & vajza ishte i shkëlqyer.
Në një ditë ku Ambasadorja e Polonisë në Shqipëri vizitoi gjimnazin ”Ismail Qemali”, ajo kreu një itenerar të plotë brenda ambienteve të shkollës, duke vëzhguar nga afër lojërat e ndryshme sportive që u zhvilluan nga nxënësit falë kujdesit të mësuesëve të Edukimit fizik.
Guida turistiko - sportive – Energji & Argëtim në kanoe, lojëra sportive, hiking, tenis, lojëra popullore e shumë të tjera u shijuan nga nxënësit, nga ku morën eksperiencat e punës në grup dhe si të organizojmë një aktivitet sportive ndryshe.
Ndeshje sportive miqësore midis shkollave.
Nanila Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Thëniet më të bukura që përshkruajnë mësuesin/en
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Krishtlindja, festa e shenjtë e paqes dhe e dashurisë, zanafilla dhe traditat