E qara, një nga misteret më të çuditshme të trupit njerëzor
Studiuesit janë shumë të tërhequr nga ideja se njerëzit lotojnë në raste të caktuara dhe po studiojnë arsyet dhe përfitimet që i vijnë shoqërisë nga e qara. Kërkuesit janë përqendruar te procesi emocional sesa te procesi psikologjik
Michael Trimble, një neurolog i sjelljes do të jepte një intervistë në radio si ekspert botëror kryesor mbi të qarën kur një asistent e pyeti atë për një gjë të çuditshme:përse disa njerëz nuk qajnë aspak?
Kjo pyetje lindi mbi idenë se disa njerëz nuk preken kurrë aq shumë sa të qajnë me lot. Trimble mbeti në vend, ai dhe disa shkencëtarë të tjerë kanë hulumtuar mbi të qarën e zakonshme dhe brenda programit radiofonik, ai dha adresën e tij të kontaktit dhe i ftoi njerëzit që nuk qanin t’i shkruanin. Ai mori qindra mesazhe.
“Ne nuk dimë asgjë për njerëzit që nuk qajnë”, thotë Trimble tani. Në fakt, ka shumë shkencëtarë që ende nuk bien dakord përse njerëzit qajnë. Darvini dikur i deklaroi se lotët si të paqëllimtë dhe rreth 150 vite më vonë, e qara emocionale mbetet një nga misteret më të çuditshme të trupit njerëzor.
Megjithëse te disa specie ndodh e qara për shkak të dhimbjes dhe irritimit, njerëzit janë të vetmet krijesa që derdhin lot nga ndjenjat. Te bebet lotët synojnë të tërheqin vëmendjen dhe përfitimin e kujdesit nga të rriturit. Por çfarë mund të thuhet për të rriturit? Është e dukshme se ka nxitës emocionalë të tyre, por nuk është e qartë përse?
Prej shekujsh ka ekzistuar ideja se e qara ka përfitimin fiziologjik të lubrifikimit të syve. Por përtej kësaj, kërkuesit janë përqendruar te procesi emocional sesa te procesi psikologjik.
E qara është më shumë sesa një simptomë e trishtimit. Nxitet nga emocione që variojnë prej befasisë, dashurisë dhe te zemërimi. Që prej 1500 vitesh përpara Krishtit, njerëzit kanë spekuluar për shkaqet e lotëve dhe dyshonin se vinin prej zemrës. Më vonë u mendua se ishte mendja ajo që nxiste lotët.
Një teori mbizotëruese në vitet 1600 ishte se emocionet vijnë nga nxehtësia e zemrës dhe janë si formë e avullimit të ujit brenda trupit. Derisa në vitin 1662 një shkencëtar danez me emrin Niels Stensen zbuloi gjëndrën e lotit që ishte origjina e vërtetë e lotëve. Që atëherë e deri më sot kërkuesit nuk kanë reshtur së kërkuari për më shumë informacion mbi lotët dhe përfitimet që vijnë prej tyre.
Nga ideja e lagështisë së syrit te mendimi që vetëm njerëzit lotojnë, ka disa teori konkurruese mbi shkaqet e lotëve. Shumicës së teorive u mungojnë provat dhe janë bazuar mbi spekulime.
Megjithatë, po shfaqen prova në studime të reja dhe shpresëdhënëse. Një prej këtyre teorive beson se lotët nxisin lidhje shoqërore dhe njerëzore mes njerëzve. Ndërsa shumica e kafshëve lindin plotësisht të formuar, njerëzit lindin të dobët dhe të papajisur nga ana fizike me asgjë tjetër veçse vetes. Edhe me përforcimin fizik dhe emocional përgjatë viteve, të rriturit vazhdojnë të mos i shpëtojnë plotësisht ndjesisë si të pashpresë.
“E qara sinjalizon veten dhe të tjerët se ka një problem të madh te ty dhe se aktualisht ke nevojë për ndihmë nga jashtë”, thotë Jonathan Rottenberg, një kërkues dhe profesor i emocioneve në Universitetin e Psikologjisë në Floridën Jugore.
Shkencëtarët kanë zbuluar disa prova se lotët nga emocionet janë të ndryshëm nga ato që derdhen për shembull kur presim qepë, gjë që mund të ndihmojë në shpjegimin përse e qara dërgon sinjale të forta te të tjerët. Përveç enzimave, lipoideve, metaboliteve dhe elektroliteve që përbëjnë çdo lot, lotët emocionalë përmbajnë më shumë proteinë.
Një hipotezë është se përmbajtja më e lartë e proteinës e bën lotin më të dendur, lë më shumë gjurmë në faqe dhe rrëshqet më ngadalë, gjë që ka më shumë gjasa të dallohet nga të tjerët.
Lotët gjithashtu tregojnë se ne jemi të dobët dhe të prekshëm gjë që tregon çastin kritik të dëshirës për lidhje njerëzore. Lotët bëhen diçka që lajmërojnë menjëherë dëshirën për t’u shoqëruar me të tjerët.
Në këtë kuptim, teoria tregon se lotët janë të nevojshëm për të manipuluar të tjerët rreth vetes. E qara ka ndikim mjaft të fortë te të tjerët.
Gjithashtu, e qara mund të neutralizojë zemërimin e fuqishëm te të tjerët dhe studiuesit besojnë se kjo është arsyeja përse lotët janë pjesë aq e rëndësishme e grindjeve mes dy personave që dashurohen. E njëjta gjë mund të thuhet edhe kur dikush ndihet fajtor dhe kërkon falje nga të tjerët.
Një studim tjetër sugjeron se lotët te femrat përmbajnë një substancë që frenon dëshirën seksuale te burrat. Kjo nuk duhet keqkuptuar, pasi pavarësisht se një burrë nuk ndien dëshirë seksuale për një grua që qan, ai ka simpati për të dhe pakësohet agresioni.
Për sa u përket njerëzve që nuk qajnë, ata priren të janë të tërhequr në vetvete dhe i përshkruajnë lidhjet me njerëzit e tjerë si më pak intensive. Ata gjithashtu përjetojnë eksperienca më negative si zemërimi, neveria dhe inati krahasuar me njerëzit që qajnë.
Më shumë kërkime nevojiten për të përcaktuar se çfarë ndodh me të qarën dhe se si ndikon kjo te ne, por ideja kryesore është se lotët funksionojë në shumicën e kohës.
(Revista Time)
Thëniet më të bukura që përshkruajnë mësuesin/en
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Krishtlindja, festa e shenjtë e paqes dhe e dashurisë, zanafilla dhe traditat