Gjimnazi "Sandër Prosi"

Ditari i një ore mësimi, lënda qytetari, klasa e X-C

Kjo orë mësimi u realizua nga mësuesja e qytetarisë në shkollën “Sandër Prosi”, Eljana Brahja me nxënësit e klasës së X-C ku të pranishëm ishin prindërit dhe kolegët.

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi

Lënda: Qytetari

Shkalla: 5

Klasa: X

Tema mësimore: Rreziqet për planetin


Situata e të nxënit:

Në Shqipëri ka rreth 7233 specie bimore. Rreth 32% e florës europiane rritet në vendin tonë…….( Fq. 94. teksti i nxënësit)

- A keni dëgjuar të flitet për shkatërrimin e florës?

- Tregoni disa nga problemet e shfaqura në këtë drejtim.


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:

1. Kompetenca e komunikimit. Shpjegon qartë me gojë ose me forma të tjera kuptimin e termave të përdorura.

2. Kompetenca e të menduarit. Parashtron argumente pro ose kundër për një problem të caktuar.

3. Kompetenca për jetën. Diskuton në grup për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit dhe propozon masat që duhen marrë për parandalimin e tyre.  

4. Kompetenca qytetare. Tregon vetëbesim në rekomandimet e ofruara për mbrojtjen e mjedisit.

5. Kompetenca digjitale. Analizon, vlerëson, menaxhon informacionin e marrë elektronikisht.


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 

Nxënësi/-ja: 

-Dallon rreziqet që kërcënojnë planetin.

-Vlerëson pasojat që shkakton zhvillimi i teknologjisë te njerëzit.

-Parashtron argumente në të mirë të mbrojtjes së mjedisit.


Fjalë kyç:

Katastrofë planetare

Shpyllëzim 

Acidifikim i oqeaneve

Efekti serrë

Burimet 

Teksti i nxënësit

Postera 

Fletëpalosje 

Prezantime Poëer-Point

Mjete audiovizuale


Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

Gjeografi 

Biologji 

Sociologji 

Teknologji 


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

⦁ P-Parashikim- Harta e koncepteve

⦁ N-Ndërtim i njohurive- Grupi ekspertëve

⦁ P-Përforëcim- Imagjinatë e drejtuar


Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (Harta e koncepteve)

Mësuesja diskuton sëbashku me nxënësit termat e mëposhtme:

⦁ Nxënësit ndahen në dy grupe dhe krijohet pema e të drejtave dhe përgjegjësive të njeriut.

⦁ Ndërtimi i njohurive të reja (Grupi ekspertëve)


-Diskutohet materiali i përgatitur në poëer point. (Nxënësit sjellin impaktin që u krijojnë fotot e paraqituara).


- Klasa organizohet në 5-6 grupe ekspertësh. Secili prej nxënësve pozicionohet në njërin grup dhe mbron mendimin  e tij nëpërmjet forcës së argumentit. Grupet diskutojnë rreth çështjeve si më poshtë.


- Ekspertët 1- Problemet e mjedisit. (Zgjedhin një nga problemet e mjedisit dhe evidentojnë pasojat).

- Ekspertët 2- Ofrojnë rekomandimet për evitimin e problemit të përzgjedhur nga ekspertët 1.


Grupet zgjedhin nga një lider, i cili referon punën e anëtarëve të tjerë të grupit. Secili prej grupeve pasqyron informacionin e tij nëpërmjet një posteri nëse është e mundur. Përfundimet diskutohen sëbashku me mësuesin i cili bën plotësimet me njohuri të tjera nëse është e nevojshme.


Mësuesi diskuton me nxënësit.

⦁ Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Imagjinatë e drejtuar)

Sikur të ishit, Uji, Ajri, Toka, me çfarë fjalësh do t’i drejtoheshit njerëzimit?


Vlerësimi 

Për vlerësimin e nxënësve përdoret vlerësimi i vazhdueshëm. 


Detyrat dhe puna e pavarur 

Cilat janë rreziqet që i kanosen mjedisit në zonën ku ju jetoni? Çfarë mendoni se duhet bërë për t'i shmangur ato?


Shkarkoni ditarin e kësaj ore mësimi duke klikuar këtu


ELJANA BRAHJA, mësuese e lëndës së qytetarisë në gjimnazin “Sandër Prosi”


(Portali Shkollor)

18,161 Lexime
7 vjet më parë