Ditar, lënda kimi VIII
Ditari mësimor për lëndën kimi VIII është hartuar nga mësuesja Eglantina Lufta. Materiali është përgatitur në përputhje me nismën e re të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Tri lëndë na gjashtë orë”.
Fusha: Shkencat e natyrës.
Lënda: Kimia
Shkalla: IV
Klasa: 8
Mësuese: Eglantina Lufta
Tema mësimore: 9-10
Ora e parë: Formulat kimike të substancave. (Emërtime të acideve dhe kripërave)
Ora e dytë: Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse.
Situata e të nxënit: Përbërjet dhe formulat e tyre.
Grupet e përbërjeve janë:
• okside
• baza
• acide
• kripëra
Rezultatet e të nxënit të kompetencave sipas temës mësimore:
• Përkufizon: okside, acide, baza, kripëra.
• Identifikon substancat e thjeshta e të përbëra, duke u nisur nga formula kimike.
• Emërton formulat e dhëna.
• Lidh njohuritë mbi elementet kimike me emërtimin e përbërjeve kimike.
• Interpreton formulat kimike nga ana sasiore.
• Identifikon cilit grup i përket formula, në një mori formulash.
Fjalët kyçe:
Formulë kimike
• Acide
• Baza
• Hidracide
• Oksiacide
• Kripëra
• Tregues
Burimet: libri i kimisë i klasës së 8-të, fletore pune
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
- Shkenca të komunikimit
- Matematikën
- Arte
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi i situatës: Acidet e kripërat përfaqësohen me anë të një formule kimike. Formula kimike tregon llojin dhe numrin e atomeve që ndodhen në molekulën e substancës. Formula e acideve fillon me atomin hidrogjen dhe vazhdon me një jometal ose mbetje acide(jometal dhe oksigjen) Formula e kripërave fillon me një metal dhe vazhdon me një jometal ose mbetje acide(jometal dhe oksigjen).
Veprimet në situatë: Shkrim i shpejtë
Shkruani sa më shumë simbole dhe emra elementesh që ju vijnë në mendje. (punë individuale)
Klasifikoji në metale dhe jometale. (punë individuale)
Leksion i avancuar: Shpjegoj që:
• Hidracidet janë përbërje dyjare që formohen nga veprimi i jometaleve hidrogjenin.
• Oksiacidet janë përbërje të jometaleve me mbetjen acide.
• Kripërat janë përbërje të metaleve me jometalet ose mbetjeve acide.
• Shpjegohet emërtimi i tyre i trajtuar gjerësisht në fletoren e punës, faqe 34-35.
Organizuesi grafik i njohurive: Kërkohet nga nxënësit të plotësojnë në dyshe “Organizuesin grafik të njohurive”.
Punë e pavarur: Shkruani formulat për përbërjet e mëposhtme: (Shpjegimet për emërtimet janë në fletoren e punës)
OKSIDE
1. Oksid hekuri (II)
2. Oksid azoti (III)
Nxënësi shkruan simbolet e elementeve: FeO NO
Di që oksigjeni e ka gjithmonë valencën (II) dhe valenca në fund të formulës i përket elementit me të cilin është lidhur oksigjeni (metal/jometal) FeIIOII NIIIOI
Për të vendosur treguesit zbatohet rregulla kryqe,pra: valenca e njërit element është = me treguesin (nr.atomeve) e elementit tjetër dhe anasjelltas,
ose të zbatohet rregulla për njësinë e valencës që thotë :
Në një përbërje dyjare njësia e valencës (Valencë x tregues=nr.atomeve) së njërit element është e barabartë me njësinë evalencës së elementit tjetër. 2 x1 =2 x 1 3 x 2 = 2 x 3
Kur valencat janë të barabarta ,treguesi i nr të atomeve ë shtë 1,pra nuk shënohet.
Pra : FeO N2O3
Në rastin e dioksid karboni ,etj.gjejmë ShVP (shumfishi më i vogë l i përbashkët) për valencat II dhe IV që është 4, CIVOII plotpjestojmë: C ( IV : 4 =1),pra treguesi pë r atomin Karbon është 1(por nuk shënohet), O (4 : II =2),pra treguesi për Oksigjenin është 2 dhe formula do jetë : CO2
ACIDE
1. Acid klorhidrik
2. Acid sulfurik
Shkruan simbolet e Hidrogjenit dhe më pas të mbetjes acide ,shoqëruar me ngarkesën e jonit.
Meqënëse Hidrogjeni e ka gjithmonë valencë n I,nr. I atomeve të tij korrespondon me vlerën numerike të ngarkesës së jonit të mbetjes acide ,që është njëkohësisht dhe valenca e tij.
BAZA
1. Hidroksid magnezi
2. Hidroksid hekuri (III)
Shkruhen simbolet e metaleve në fillim dhe më pas grupit hidroksid.
Shkruhen valencat e metaleve mbi formulë. Grupi Hidroksid e ka ngarkesë n (-1) , e rrjedhimisht valencë n I.
Mqs. grupi Hidroksid e ka valencë n I ,treguesi i tij do korrespondojë me valencë n e metalit.
KRIPËRA
1. Klorur argjendi
2. Nitrat kalciumi
Shkruhen simbolet e elementeve duke filluar nga ai i metalit.
Vendos valencat mbi simbole.
Vendosen treguesit në bazë të rregullës kryqe.
PJESA E DYTË E ORËS
Përshkrimi i situatës:
- Oksidet janë përbërje dyjare të oksigjenit me një metal ose jometal.
- Bazat kanë në përbërje të tyre kationin metal dhe anionin (OH)- -grup hidroksid.
- Formula e acideve fillon me hidrogjen dhe vazhdon me një jometal ose mbetje acide(jometal dhe oksigjen).
- Formula e kripërave fillon me një metal dhe vazhdon me një jometal ose mbetje acide(jometal dhe oksigjen).
Veprimet në situatë:
Fleta e ekspertit:
Ndaj klasen në katër grupe dhe secili grup plotëson në tabak letre gjithçka di mbi:
1. Okside
2. Acide
3. Baza
4. Kripëra
Ekspertët kalojnë në çdo grup. Diskutohen e plotësohen njohuritë nga nxënësit e grupeve e shokët e klasës.
Njohuritë vijnë në ndihmë për zgjidhjen e ushtrimeve.
Emërtimet e oksideve në bazë të valencave të elementeve:
Në të njëjtën mënyrë nxënësit plotësojnë njohuritë dhe për grupet e tjera të përbërjeve inorganike.
• Shkruaj dhe emёrto formulat pёr 5: okside, acide, baza, kripёra.
OKSIDE | ACIDE |
---|---|
BAZA | KRIPЁRA |
• Klasifikoni substancat e mёposhtme nё :okside,acide,baza,kripёra:
NaCl, H2CO3, KOH, Na2O, SO2, H2SO3, Mg(OH)2, KNO3
• Emërto përbërjet:
NO2 __________________
HNO2 ________________
K4SnO4 _____________
Ca3(PO4)2 _________________
CaO _______________
KNO2 _________________
H2SO3 ____________
Fe(OH)3 _____________
• Shkruaj formulat molekulare të substancave:
Hidroksid hekuri______________
Acid sulfhidrik________________
Nitrat natriumi ______________
Acid sulfurik ________________
Hidroksid kaliumi _____________
Oksid hekuri(II)_________________
Sulfit kaliumi _____________
Hidroksid kalciumi_________________
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen për: Përgjigjet individuale gjatë etapës “Shkrim i shpejtë”. Plotësimin individual të skicave të molekulave. Klasifikimin në metale dhe jometale. Bashkëpunimin me shokët për të plotësuar “Organizuesin grafik” Saktësinë e përgjigjeve të dhëna gjatë plotësimit të fletës së ekspertit. Interpretimin e ushtrimeve të zgjidhura.
Detyrat dhe puna e pavarur:
1. Klasifikoni substancat e mёposhtme nё: okside, acide, baza, kripёra:
Na,HCl,H2CO3,KOH,Na2O, SO2,H2SO3, Mg(OH)2,KNO3
2.Plotёso fjalitё: Oksidet janё pёrbёrje_________tё _____________me ______________________.
Acidet krijohen nga katione _______________ dhe anione ____________________. Formula e kripërave fillon me ________________.
Bazat kanë në përbërje të tyre _________________ dhe ___________________.
3. Klasifiko substancat në okside ,acide, baza, kripëra dhe emërtoji:
Fe(OH)2, HCl, CuCl2, Cl2O7, HNO3, Cu2O, Ba(OH)2, AlCl3, NO.
OKSIDE | ACIDE | BAZA | KRIPËRA |
---|---|---|---|
4.Shkruaj formulat molekulare të përbërjeve:
hidroksid kaliumi ___________________
sulfur natriumi ____________________
acid nitrik ____________________
acid klorhidrik ____________________
oksid natriumi ____________________
anhidrid sulfuror ____________________
nitrat natriumi ____________________
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për klasën e parë, tremujori i parë
“Ditari i karrierës”, udhërrëfyes për nxënësit e klasave të 9-ta në drejtim të zhvillimit personal dhe profesional
Metodat dhe teknikat e mësimdhënies me në qendër nxënësit