Suksesi i nxënësve

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, disa nga dobitë që sjell leximi i rregullt te fëmijët

Që nga viti 1967 e tutje, 2 Prilli shënohet si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë. Qëllimi i kësaj dite është të rikujtohet edhe një herë se çfarë rëndësie ka libri dhe sa ndikon ai në frymëzimin, edukimin dhe argëtimin e fëmijëve.

Përmes këtij shkrimi të bazuar në Nypost, kemi sjellë për fëmijët disa nga dobitë që sjell leximi i librave te ta.


Në vitin 2023 në Amerikë është realizuar një sondazh për të nxjerrë në pah dobitë e leximit te fëmijët. Sipas këtij sondazhi, fëmijët që janë lexues të rregullt të librave qëndrojnë më mirë si në aspektin fizik, edhe në atë psikik.


36% e fëmijëve që lexojnë janë më të lumtur sesa ata që nuk e praktiktojnë leximin, ndërsa 92% e fëmijëve qe lexojnë shpesh janë fizikisht më aktiv sesa të tjerët (40%).


Gjatë jetës, qoftë në fëmijëri, adoleshencë apo pjekuri, njerëzit përballen me probleme e situata të llojllojshme. Andaj, fëmijët që lexojnë më shumë krijojnë një qasje ndryshe nga fëmijët e tjerë dhe janë zgjidhës më të lehtë të këtyre problemeve.


Nga fëmijët që kanë qenë pjesë e anketimit në Amerikë, ka dalë që 69% e fëmijëve që lexojnë mundohen të zgjidhin vetë problemet, ndërkohë fëmijët e tjerë në të shumtën e rasteve u drejtohen prindërve për ndihmë.


Statistikat tregojnë se leximi i librave për fëmijë ndikon pozitivisht në zhvillimin e aftësive gjuhësore, kreative dhe kritike. Studimet kanë zbuluar se fëmijët që janë të ekspozuar ndaj librave që nga një moshë e hershme janë të prirë të kenë sukses më të madh edhe në studime.


Pra, nëse leximi shfrytëzohet në mënyrën më të mirë nga fëmijët, mundësitë për sukses në jetën personale dhe profesionale të tyre janë të pashmangshme.


Ndërkohë që festohet kjo ditë e veçantë për fëmijët e vegjël, duhet mos harruar vlerën që posedon libri në krijimin e imagjinatës dhe zgjerimin e horizontit të dijes.


Referuar: https://nypost.com/2023/08/25/study-finds-the-positive-effects-reading-has-on-kids/




Përgatiti: Arlinda Hajdarajgazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën. 
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

662 Lexime
8 muaj më parë