Disa rreziqe shëndetësore që na vijnë nga mizat, kur ato prekin ushqimin tonë
Ka disa gjëra që duhet të dimë nëse një mizë prek ushqimin që konsumojmë. Në fakt rreziqet që shkaktohen prej saj janë të shumta. Mizat mund të transferojnë shumë sëmundje ngjitëse siç janë kolera, tifoja dhe dizenteria. Ndaj, tani në verë duhet treguar më shumë kujdes.
Kur ne shohim një mizë në ushqim nuk e konsumojmë atë, por ka nga ata që vazhdojnë e hanë atë ushqim sikur nuk ka ndodhur asgjë! Duke menduar se mizat nuk janë të dëmshme veçse të bezdisshme. Por problemet që këto krijesa të vogla na shkaktojnë janë shumëherë më të mëdha se sa madhësia që ato kanë dhe kjo është një gjë shumë më ndërlikuar nga sa ne mund ta mendojmë.
Mizat mund të transferojnë shumë sëmundje ngjitëse siç janë kolera, tifoja dhe dizenteria.
Një mizë e vetme mban plot 200 lloje të ndryshme bakteresh të dëmshme. Mjafton që miza të prekë një herë ushqimin, dëmi është i pakthyeshëm. Mizat përmbajnë mijëra qime të holla. Aty mund të futen bakteret e ndryshme të cilat transferohen mjaft lehtë tek ushqimi i njeriut. Ekspertët thonë se nëse miza qëndron në ushqim për një sekondë të vetëm, bakteret e akumuluara në trupin e tyre lëshohen në pjatë. Duke qenë se mizat transferojnë sëmundje të rrezikshme e ngjitëse, rekomandojnë që të shmangni ngrënien e ushqimit të ndotur.
Bright Side rendit disa rreziqe që na vijnë nga mizat, kur ato prekin ushqimin tonë:
Ato mund të vjellin në ushqim.
Mizat ushqehen duke marrë lëngje përmes gojës së tyre. Forma e gojës është arsyeja pse ato duhet ta kthejnë çdo vakt në lëng. Në këtë mënyrë, ato thithin lëngje mbi ushqimet duke lënë aty pështymën e tyre, e cila mund të përmbajë gjithçka që ato kanë ngrënë më parë.
Mund të lënë vezë në ushqim.
Ushqimin që mund ta kemi lënë për më vonë, mund të na shndërrohet në fole për vezë mizash. Dhe, mbas disa kohësh, ato shumohen duke krijuar kështu rrezikshmëri për të na helmuar me baktere. Ndaj është e rëndësishme ta mbulojmë ushqimin dhe mos ta lemë atë jashtë.
Këmbët dhe krahët e tyre mund të na i kthejnë ushqimin tonë në një fole bakteresh.
Sipas Universitetit Teknologjik Nanyang, “ çdo lëvizje e një mize lë pas një koloni mikrobesh”, kjo nënkupton se çdo gjë që ajo prek mund të shkaktojë infeksion. Sepse miza mund të ketë mbi 60 sëmundje. Gjithashtu ajo mund të transmetojë së paku 65 sëmundje të ndryshme te njerëzit vetëm duke prekur ushqimin. Përfshirë këtu diarre, kolerë dhe sëmundje të tjera.
Përveç njerëzve, mizat mund të infektojnë edhe pulat dhe derrat.
Pra kjo na le të kuptojmë se jo vetëm ne mund të jemi të rrezikuar prej tyre por edhe shpendët dhe kafshët që mund të kemi në shtëpi. Pulat dhe derrat mund të infektohen nga mizat nëse ato lëshojnë baktere në ushqimin e tyre.
Burimi: Bright Side
Përktheu: Marina Kërçeli
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Biskota, ëmbëlsira më e dashur e Krishtlindjes
Sherebela për shërimin e shumë sëmundjeve
8 zgjedhjet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm