Alergjia nga mishi, zbulohet insekti që ju bën vegjetarian

Ky lloj insekti ka mbërritur edhe në Itali, ku ekspertë të alergjisë dhe imunologjisë zhvilluan një kongres në Bergamo gjatë datave 22-24 tetor

Shumë njerëz janë bërë vegjetarianë pas janë pickuar nga një insekt. Në SHBA njerëzit  janë detyruar që të heqin dorë nga mishi pasi janë pickuar nga insekti. Ky lloj insekti  ka mbërritur edhe në Itali, ku ekspertë të alergjisë dhe imunologjisë zhvilluan një kongres në Bergamo gjatë datave 22-24 tetor.

Shkencërisht insekti njihet me emrin Lone Star (Amblyomma americanum). Pickimi i tij është në gjendje që të aktivizojë antitrupat  alpha-gal,  të cilët janë origjina e një forme alergjie të lidhur me mishin e viçit, derrit apo qingjit. Kur personi konsumon mish të kuq, pas disa javësh nga pickimi, do të këtë probleme me alergjinë, që manifestohet me fryrje të fytyrës, rënie të presionit të gjakut, por edhe shok anafilaktik.

Kjo lloj alergjie zgjat nga 8 muaj deri në 3 vjet. Nëse  njerëzit duan që ta vazhdojnë dietën e tyre kundër mishit, duhet të pickohen sërish. Shkencëtarët thonë se ky është një hap i drejtë drejt një diete vegjetariane.

(Shqip)

2,279 Lexime
8 vjet më parë