Udhëzimi

Datat e provimeve të lirimit për vitin shkollor 2023-2024

Provimi i parë i lirimit që do të nënshtrohen nxënësit që përmbyllin këtë vit arsimin bazë do të jetë gjuha shqipe më 20 qershor, duke u pasuar nga matematika më 25 qershor dhe provimi i fundit do të jetë ai i gjuhës së huaj më 28 qershor.

Ministria e Arsimit  ka publikuar  udhëzimin që përcakton datat se kur do të mbahen provimet kombëtare të klasave të 9-ta.


Provimi i parë që do  të nënshtrohen nxënësit që përmbyllin këtë vit arsimin bazë do të jetë gjuha shqipe më 20 qershor, duke u pasuar nga matematika më 25 qershor dhe provimi i fundit do të jetë ai i  gjuhës së huaj më 28 qershor. 


Por këtë vit ndryshe nga gjithë vitet e tjera Ministria e Arsimit ka publikuar edhe testet provë, ku nxënësit nëpërmjet tyre mund të testojnë njohuritë që kanë marrë në të 9-ta klasat.


Nëpërmjet këtyre testeve model mësuesve do t’u jepet mundësia të drejtojnë dhe t’i përqendrojnë nxënësit më shumë tek ato tema ku hasin vështirësi dhe kanë më shumë boshllëqe. Provimet e lirimit do të përmbajnë mbi 20 pyetje me alternativa dhe zhvillim, me qëllim për të matur aftësitë interpretuese, argumentuese dhe krahasuese të nxënësve.


Struktura e tezës është menduar  të jetë e njëjta me atë të një viti më parë dhe parashikohet që hartuesit të ndërtojnë një test të një niveli mesatar vështirësie.


Më poshtë gjeni udhëzimin për provimet e lirimit

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.


3,317 Lexime
3 muaj më parë