Vogëlushe, Babagjyshi i Vitit të Ri ekziston!
"I dashur drejtor, jam 8 vjeç. Disa prej miqve të mi të vegjël thonë se Babagjyshi i Vitit të Ri nuk ekziston. Babi më tha: nëse i shkruan "The sun" mund të marrësh një përgjigje...”
Ishte 1897 e largët dhe që në atë kohë fëmijët pyesnin veten nëse Babagjyshi i Vitit të Ri ekzistonte me të vërtetë apo ishte një shpikje e të rriturve dhe duhej të ndaloje së besuari sa më parë të ishte e mundur. Vogëlushja Virginia O’Hanlon, më 21 shtator të atij viti, pak muaj përpara Krishtlindjeve, i kërkoi një ndërmjetësi special t'ia shpjegonte. Mori në dorë letër e lapës , shkroi këto fjalë drejtuar New York Sun:
"I dashur drejtor, jam 8 vjeç. Disa prej miqve të mi të vegjël thonë se Babagjyshi i Vitit të Ri nuk ekziston. Babi më tha: nëse i shkruan "The sun" mund të marrësh një përgjigje. Të lutem, më thuaj të vërtetën: Babagjyshi i Vitit të Ri ekziston? Virginia O’Hanlon".
New York Sun vendosi të publikonte letrën në faqen e editorialeve dhe vogëlushja Virginia nuk priti shumë për të marrë përgjigjen dinjitoze për dyshimin e saj të tmerrshëm: Detyra e rëndë iu besua gazetarit Francis Pharcellus Church, që ndërtoi një editorial shumë të famshëm i cili u përkthye në 20 gjuhë të ndryshme: në vazhdim, po ju japim një nga letrat më të bukura të të gjithë historisë për Babagjyshin e Vitit të Ri.
Letra
Virginia, miqtë e tu gabohen. Janë infektuar nga skepticizmi tipik i kësaj epoke plot me skeptikë. Nuk besojnë kund nëse nuk e shohin me sy. Besojnë që asgjë nuk mund të ekzistojë nëse nuk është e rrokshme nga mendjet e tyre të vogla. Të gjitha mendjet, Virginia, qoftë të të rriturve, qoftë të fëmijëve janë të vogla. Në këtë universin tonë të madh, njeriu ka intelektin e një insekti të thjeshtë, të një milingone, dhe e krahasojmë me botën pa kufi që na rrethon dhe e masim nga inteligjenca që demonstrohet kur kërkon të kap të vërtetën dhe njohjen.
Po, Virginia, Babagjyshi i Vitit të Ri ekziston. Ekziston siç ekzistojnë dashuria, bujaria dhe përkushtimi, e ti e di që këto janë për t'i dhënë jetës tënde bukuri dhe gëzim. O Zot, sa e trishtuar do të ishte bota nëse Babagjyshi nuk do të ekzistonte! Do të ishte e trishtë po të mos kishte edhe vlera e virtyte. Nuk do të kishte asnjë besim të pafajshëm fëmijëror, as poezi, as romanticitet për të ushqyer ekzistencën tonë. Nuk do të kishim gëzim tjetër përveçse ato që do na shkaktonte të parit drejtpërdrejt të gjërave me sy të lirë. Drita e përjetshme me të cilën fëmijëria mbush botën, do të shuhej.
Të mos besosh Babagjyshin e Vitit të Ri? Është si të mos besosh zanat! Mund t’i kërkosh babait tënd që të dërgojë njerëz për të ruajtur gjithë oxhaqet e botës për të parë, por edhe sikur askush të mos e shohë Babagjyshin të vijë, çfarë do të kishin vërtetuar? Askush nuk e sheh Babagjyshin, por nuk do të thotë që s'ekziston. Gjërat më të vërteta në botë janë pikërisht ato që as fëmijët dhe as të rriturit nuk arrijnë t’i shohin. Ke parë ndonjëherë Zanat të kërcejnë në fushë? Sigurisht që jo, por kjo nuk është provë që ato nuk janë atje. Asnjë nuk mund të konceptojë ose të imagjinojë të gjitha mrekullitë e botës që nuk mund të shihen.
Mund ta ndërpresësh në mes rrapëllimën e bebes dhe të shohësh nga vjen zhurma, por ekziston një aurelolë që mbulon botën e padukshme që as njeriu më i fort, dhe as forca e të gjithë njerëzve s'mund ta grisë. Vetëm besimi, poezia, dashuria mund ta lëvizin atë vello për të treguar bukurinë dhe mrekullinë që fsheh. Por është e gjitha e vërtetë? Ah, Virginia, në të gjithë botën nuk ekziston gjë tjetër më e vërtetë dhe më e qëndrueshme. Asnjë Babagjysh? Falë Zotit është gjallë dhe do të jetojë përgjithmonë. Edhe pse pas një mijë vjetësh,Virginia, dhjetë herë dhjetë mijë vite prej tani, do të vazhdojë të bëjë të lumtur zemrat e fëmijëve.
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Marrëdhënia prind-mësues, çelësi i suksesit të fëmijës