Të ndryshëm, por të barabartë
Vetëm përpjekja e të parit të njerëzve në formën e pikave me të njëjtën formë e madhësi, do t’ju bëjë të vlerësoni akoma e më shumë ngjyrën e tyre dhe vetëm atëherë do të kuptoni veçantinë e vërtetë të shoqërisë së sotme.
Një nga problemet kryesore të shoqërisë së sotme është të paragjykuarit e njerëzve nga ajo çfarë duken e jo nga ajo që janë në të vërtetë. Është diçka e sigurt që secili prej nesh ka diçka unike në thelb, gjë që e identifikon këtë person nga një grup shoqëror. Mos u përpiqni të imitoni atë çka e bën një person unik sepse do të jeni gjithmonë kopja e dytë më pak interesante; në vend të kësaj përpiquni të zhvilloni aftësinë tuaj që ju bën ju të veçantë e të pakapshëm dhe nëse arrini drejt këtij zhvillimi do jeni gjithmonë të kënaqur me rezultatin.
Më pëlqen ta përfytyroj botën si një pikturë gjigante në të cilën secili prej nesh vendos një pikë me një ngjyrë të ndryshme dhe nëse ndonjëri nuk e bën këtë atëherë piktura duke e paplotësuar, e shëmtuar e mbi të gjitha jo interesante. Në fund të fundit piktura karakterizohet nga pika, pika me të njëjtën formë, pika me të njëjtën madhësi por është pikërisht ngjyra ajo çka i bën këto pika të ndryshme dhe janë pikërisht ngjyrat çka e bëjnë pikturën interesante, të bukur, të shndritshme e plotë jetë. Në fjalë të tjera secili prej nesh ka vlerat e tij, vlera të cilat nuk mund te shkelen nga askush, secili prej nesh ka diçka të veçantë dhe është pikërisht kombinimi i këtyre vlerave të veçanta që bëjnë të mundur një botë shumëngjyrëshe.
Për ju që mendoni se larmishmëria është diçka e mërzitshme pa vlera është e domosdoshme të dini se falë larishmërisë, kombinimit të ideve e të njerëzve të zgjuar dhe më pak të zgjuar, të të gjatëve e të shkurtërve, të njerëzve me ngjyrë e pa ngjyrë, të njerëzve të pasur e të varfër jeni duke shijuar një botë të larmishme. Është pikërisht rezultati i kombinimit të ideve të larmishme të këtyre njerëzve të ndryshëm ajo që i jep kuptim kësaj bote. Kështu që përpara se të shprehni mospëlqimin tuaj rreth larmishmërisë mendoni fillimisht se si do të ishte bota në qoftë se nuk do të kishte qenë i mundur zhvillimi i të ashtuquajturës larmishmëri.
Dhe mos harroni se vetëm përpjekja e të parit të njerëzve në formën e pikave me të njëjtën formë e madhësi do t’ju bëjë të vlerësoni akoma e më shumë ngjyrën e tyre dhe vetëm atëherë do të kuptoni veçantinë e vërtetë të shoqërisë së sotme.
Punoi: Luisi Grublleshi, Klasa e 9-të A, shkolla “Ali Demi”, Tiranë
Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Gjyshërit e mi, streha ime e ngrohtë” dedikimi emocionues i nxënëses Eneda Shabaj
Ese për Ismail Qemalin dhe Festat e Nëntorit
“Pse e du un Shkodren?”, shkrim në gegërisht nga gjimnazistja Lorela Sinani