Të gjithë jemi të ndryshëm, por jemi të barabartë

Në gjithë botën sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, ditë kjo e cila u vendos me Deklaratën e Kombeve të Bashkuara më 16 nëntor të vitit 1995 në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s

Në gjithë botën sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, ditë kjo e cila u vendos me Deklaratën e Kombeve të Bashkuara më 16 nëntor të vitit 1995 në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s.

Sipas Deklaratës së KB, tolerancë është pranimi i faktit se “qeniet njerëzore janë natyrshëm të ndryshëm për nga pamja, pozita, të folurit, sjelljet dhe vlerat, kanë të drejtë të jetojnë dhe të jenë ashtu siç janë”.

Për Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi, kjo ditë paraqet mundësi që çdo qytetar të deklarohet për shoqëri tolerante pa dhunë, në të cilën respektohen të drejtat e njeriut.

Komisioni bën thirrje në respektim të dallimeve dhe i nxit qytetarët të japin parashtresa për diskriminimin me qëllim të zvogëlimit të tij dhe ngritjes së vetëdijes për respektimin e të drejtave të njeriut, tolerancës dhe dinjitetit të njeriut të cilat garantojnë jetë të sigurt pa dhunë, urrejtje, mosrespektim dhe nënçmim.

“Të kontribuojmë ndaj ndërtimit të shoqërisë në të cilën sundon paqja, toleranca dhe dashuria”, nënvizon komisioni.

47,224 Lexime
8 vjet më parë