ESE

Ta duam dhe të mbrojmë tokën

Një ese e shkruar nga Eriselda Bushaj, maturante në shkollën “Adem Haxhija”, kushtuar mbrojtjes së tokës.

Ese 

Lënda: Gjuhë shqipe

Shkroi: Eriselda Bushaj (klasa 12 B)

Pikturoi: Arnilda Bibaj (klasa 11 B)

Shkolla “Adem Haxhija”


Toka është një planet unik në univers, shtëpia jonë e vetme.

Me ndotjen e Tokës, ujit dhe ajrit, dëmtohen gradualisht, shkatërrohen ekosistemet dhe habitatet natyrore të kafshëve dhe bimëve. Njeriu po përpiqet të tërheqë gjithçka që i nevojitet për mbijetesë prej saj. Ajri që marrim frymë, uji që pimë, ushqimi që hamë dhe mijëra artikuj që përdoren çdo ditë të gjitha të ardhura nga natyra. 


Njeriu po trajton natyrën si pronë private duke ia humbur vlerat. Mënyra më e mirë për të parandaluar ndotjen e Tokës është përmes menaxhimit të mbeturinave në mënyrë të organizuar. Njeriu ka harruar të kujdeset për planetin që i dha jetën dhe i përdor burimet e tij në mënyrë të pamëshirshme.


Mjedisi është shumë i rëndësishëm, prandaj çdo veprim i dëmshëm mbi të do të mund ta dëmtonte atë dhe shëndetin e vetë njeriut. Për të pasur një shëndet të mirë nuk mjafton vetëm kujdesi për veten me një dietë të balancuar, por gjithashtu edhe të pasurit një mjedis të pastër dhe të gjelbëruar. Mjedisi në një farë mënyre pasqyron vetë njeriun.


Ai pasqyron jetën e njeriut si një libër i hapur. Me pak fjalë ‘NE EKZISTOJMË, SEPSE MJEDISI EKZISTON’. Toka po humbet dhe degradohet, pyjet e zhveshura po mbeten si ‘SI KAFSHËT PA LËKURË’, lumenjtë rënkojnë, Toka kërkon ujë edhe pse ecim mbi ujë, mjedisi po cenohet rëndë.


Prandaj duhet të bashkohemi të gjithë së bashku të mbrojmë Tokën dhe hapi i parë drejt kësaj: ’UJË- VIZION I RI I TOKËS’, Toka e sotme, si një planet unik me pikëpamjen e saj - JETA ËSHTË E NEVOJSHME.



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

21,061 Lexime
2 vjet më parë