UDHËZUES

Si të përdorni Drobox-in për arkivimin e materialeve dhe fotove tuaja

Nëse kërkoni që të mbani materialet tuaja në një vend, për t’i pasur lehtësisht të aksesueshme në çdo moment, Dropbox është programi i cili ju vjen në ndihmë. Ne ju tregojmë hap pas hapi se s’i ta përdorni atë.

Në këtë artikull do ju paraqesim funksionet elementare të përdorimit dhe të instalimit të Dropbox në kompjuterin dhe në celularin tuaj. Ajo që do trajtojmë këtu, do jetë veçanërisht e dobishme për përdoruesit e rinj të teknologjisë. Ju që keni përdorur dritaret në Windows do e keni shumë të thjeshtë që të përdorni edhe këtë program. Dropbox nuk është vetëm më i lehtë në përdorim por mund të merrni çdo gjë që ju nevojitet nga versioni i tij falas. Ky version ka një hapësirë prej 2GB (gigabyte). Por nëse keni nevojë për një hapësirë më të madhe, me Dropbox, ju do të përfundoni duke shpenzuar shumë më tepër. Konkurrentët e Dropbox si, Sync.com apo OneDrive kanë çmime më të “kripura” për të njëjtën hapësirë. Prandaj nëse doni të shpenzoni atëherë ne ju sugjerojmë të përdorni njërën nga ata të dyja në vend të Dropbox. Ndërkaq, nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth Dropbox ju ftojmë të vazhdoni të leximin deri në fund.

Dropbox është një shërbim i cili ju ofron ruajtjen e materialeve në një cloud. Cloud, përkthyer në shqip “Re”, është një memorie virtuale. Këto materiale të ruajtura mund të aksesohen nga ju në çdo moment edhe nëse jeni duke përdorur një pajisje tjetër.

Regjistrimi i një llogarie në Dropbox

Klikoni në faqen zyrtare të Dropbox, dropbox.com. 

Në faqen që hapet klikoni mbi Sign In. Më pas klikojmë mbi Create an account. Plotësojmë të dhënat që kërkohen dhe në fund klikojmë mbi butonin Create an account.

Më pas do ju shfaqen 3 pyetje të cilat në bazë të nevojave tuaja mund t'u përgjigjeni. Në bazë të përgjigjeve që do jepni, faqja do ju sugjerojë paketën e përshtatshme në bazë të nevojave tuaja. 

Për të përfituar paketën falas me 2GB, ne jusugjerojmë të klikoni përgjigjet që janë dhënë në figurën e mëposhtme:

Në fund do ju hapet kjo faqe në të cilën do klikoni mbi Get started for free.

Këtu përfundon regjistrimi. Sapo të klikoni mbi komandën e fundit, ju do të ridrejtoheni në një faqe tjetër ku ju paraqitet mundësia për të shkarkuar programin e Dropbox-it. Klikoni mbi Download Dropbox. Pas shkarkimit vazhdoni me instalimin duke klikuar mbi programin e shkarkuar në fund të faqes.

Pasi programi të instalohet klikojmë mbi komandat si në figurën e paraqitur më poshtë dhe çdo gjë është gati për përdorim.

Për të transferuar materialet në Cloud, marrim dokumentet dhe i kalojmë nëpërmjet copy-paste në folderin e Dropbox që na hapet ose nëpërmjet drag and drop (rrëshqitjes) si në ilustrimin e dhënë më poshtë.

Këtu shikojmë që materiali jonë është kaluar me sukses në Dropbox në momentin që para emërtimit të materialit krijohet një ikonë jeshile që tregon se çdo gjë është në rregull. Nëpërmjet llogarisë që regjistruam në fillim ju mund të aksesoni materialet nga çdo pajisje tjetër kudo që të jeni, mjafton që të keni akses në internet.

Më poshtë keni të paraqitur se si mund të shkarkoni Dropbox edhe ne pajisjen tuaj celulare në iOS dhe në android.

Shpresojmë që ky udhëzues t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë Dropbox dhe tiparet e tij.


(Përgatiti Arnold Përlala, Portali Shkollor) 

2,702 Lexime
5 vjet më parë