Së bashku në mbrojtje të mjedisit, sa nuk është vonë!
Është koha të veprojmë të gjithë së bashku për mbrojtjen e natyrës, nuk duhet të lejojmë askënd të shkatërroj mjedisin tonë, duhet t’i ndalojmë ata për këtë krim që po i bëjnë natyrës. Le të bëjmë dhe ne të paktën një pjesë të vogël, krahasuar me atë qe natyra ka bërë gjatë gjithë kohës për ne.
Natyra është ajo çka i jep jetë dhe kuptim jetës së njeriut, është ajo që e bën njeriun të marrë frymë, është ajo që e mban njeriun të gjallë. Është kjo natyra e bukur që dalëngadalë po shkatërrohet. Ne duhet të kuptojmë rëndësinë e mjedisit përpara se ta humbim, ne duhet të flasim për herë të parë në nivel veprimi, ne jemi ata qe duhet të mbrojmë mjedisin, ne jemi ata që nuk duhet të lejojmë askënd të na shkatërrojë këtë natyrë të bukur që zoti na e ka dhuruar.
Prandaj të gjithë ne së bashku duhet të veprojmë në kohë, para se të jetë vonë për mbrojtjen e mjedisit.
Kemi peshuar mbi këtë tokë që nuk u ankua kurrë, kemi thithur oksigjen nga ajri që natyra e vetëfurnizonte, kemi pirë ujë nga burimet që nuk ditën kurrë të thaheshin.
Natyra i ka dhuruar shumë gjëra qenies njerëzore. Por ne çfarë kemi bërë për natyrën??
Unë personalisht do të thosha asgjë!
Veç se e kemi shkatërruar dhe vazhdojmë ta shkatërrojmë akoma atë, duke nisur nga ndërtimi i hidrocentraleve, ku sëpata e motosharra po bën kërdinë – dru që po eksportohet jashtë shtetit, po shkatërrohen zonat e mbrojtura e Parqet Kombëtare, po zhduken një numër i konsiderueshëm gjallesash dhe speciesh ujore nga sistemi ekologjik, po zhduken një numër speciesh endemike që janë në librin e kuq etj.
Por tani duhet ti themi STOP këtyre ndërtimeve të paligjshme, shkatërrimit të mjedisit, stop shkatërrimit të natyrës!
Është koha të veprojmë të gjithë së bashku për mbrojtjen e natyrës, nuk duhet të lejojmë askënd të shkatërroj mjedisin tonë, duhet t’i ndalojmë ata për këtë krim që po i bëjnë natyrës. Le të bëjmë dhe ne të paktën një pjesë të vogël, krahasuar me atë qe natyra ka bërë gjatë gjithë kohës për ne.
Mos e shkatërrojmë natyrën, por të mbjellim një lule sot, për një botë me të mirë nesër!
Nga: Nertila Sollaku
Publikim N.Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Kartolinë për mësuesit nga nxënësi Gabriel Salobehaj
Nëna, burimi i dashurisë dhe i jetës
Unë, një shishe plastike - një shkrim nga nxënësja Jora Çiftja