Studimi

Rrjetet sociale përmirësojnë shëndetin mendor

E pohon një kërkim australian, që gjithsesi paralajmëron: Mund të shndërrohen në rrezik për ata që kanë prirjen të krahasojnë veten me të tjerët.

Përdorimi i rregullt i rrjeteve sociale ndihmon në një shëndet të mirë mendor. Kjo është ajo që del nga një studim i kryer në Universitetin e Melburnit dhe Monashit, i publikuar në “Journal of Mental Health”.


Shkencëtarët australianë, kanë marrë në shqyrtim 70 kërkime mbi marrëdhëniet mes “të qëndrosh i lidhur në rrjet” dhe depresionit, ankthit dhe mirëqenies. Në pjesën më të madhe të rasteve, rrjetet sociale rezultojnë të vlefshme për të pasur një mbështetje të jashtme, para së gjithash për ata që hasin vështirësi në ndërveprimin ballë për ballë.


Një teori që nuk vlen për të gjithë. Sipas studiuesve, rrjetet sociale mund të jenë të rrezikshme dhe negative edhe për ata që postojnë mendime negative ose për ata që kanë zhvilluar një “varësi nga lidhja me internetin”. Në të gjitha këto raste, subjektet rezultojnë në fakt më të ekspozuara ndaj rrezikut të depresionit dhe të ankthit.


Shpatë me dy tehe. “Është më e lehtë që njerëzit që vuajnë nga ankthi të bëhen subjekte pasive të rrjeteve sociale, -ka thënë Peggy Kern, - autor i studimit të Universitetit të Melburnit, - ndërsa individët me simptoma depresive, do të tentojnë të anashkalojnë mendimet e tyre negative”. Rrjetet sociale, “jo vetëm ofrojnë një dritare për të shprehur mendimet dhe emocionet e atyre që vendosin t’i ndajnë me të tjerët, por edhe mund të ndihmojnë ose ndikojnë në shëndetin mendor”, - shton ai.


“Përfshirja e lidhjeve mes këtyre instrumenteve dhe statusi psikik, jep mundësinë për të bërë zgjedhje të mira mbi mënyrën se si mund të përdoren më mirë rrjetet sociale, sikundër promovon përdorimin për një shëndet të mirë mendor”, - vëren Elizabeth Seabrook, e “Monash University”.


Sipas kërkuesve, rrjetet sociale në të ardhmen mund të shndërrohen mjaft të vlefshme për të individualizuar deri dhe parashikuar praninë e rasteve të depresionit ose të ankthit tek ata njerëz që e përdorin. “Falë një kërkimi të vazhdueshëm, rrjetet sociale mund të bëhen një ndihmë e fuqishme në identifikimin e shpejtë të rrezikut për shëndetin mendor”, - ka pohuar Searbrook.

2,188 Lexime
8 vjet më parë