Prindërit janë shkaktar që fëmijët shtojnë peshë
Studimi përfshin të dhënat e 2823 familjeve australiane. Fëmijëve 4-5 vjeç duke i kërkuar më pas prindërve t’i konsiderojnë si mbipeshë, shumë mbi peshë dhe peshë normale.
Të vegjlit që konsiderohen me më shumë kile nga prindërit rreth moshës 4-5 vjeç kanë tendencën të marrin më shumë peshë në adoleshencë, 14-15 vjeç. Të paktën kështu bën të ditur një studim i psikologëve Eric Robinson dhe Angelina Sutin. Ata kanë studiuar të dhënat e 2823 familjeve australiane. Kanë matur gjatësinë dhe peshën e fëmijëve 4-5 vjeç duke i kërkuar më pas prindërve t’i konsiderojnë si mbi peshë, shumë mbi peshë dhe peshë normale.
Në moshën 12-13 vjeçare fëmijët u krahasuan përmes fotove gjatë rritjes së tyre dhe u është kërkuar nëse kanë ndjekur ndonjë dietë dobësimi apo për të humbur peshë.
Në një kontroll të ri për peshën dhe gjatësinë në moshën 14-15 vjeç rezultoi se perceptimi i prindërve lidhej me një rritje në peshë tek fëmijët pas 10 vjetësh. Fëmijët që konsideroheshin mbi peshë në moshën 4 apo 5 vjeç kishin tendencën të shtonin në moshën 14-15 vjeç. Kjo ndodhte si me meshkujt dhe me femrat, pavarësisht nga pesha në fillim të studimit. Evidenca të tilla kanë dalë dhe në analiza të tjera të dhënash, si ajo në 5586 familje irlandeze.
(Portali Shkollor)
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Marrëdhënia prind-mësues, çelësi i suksesit të fëmijës
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali