Parashkollori, numri i nxënësve dhe norma e mësuesit
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në udhëzimin numër 30, datë 12.09.2018 ka përcaktuar numrin e nxënësve në grupe dhe normat e punës mësimore të drejtuesit të kopshtit dhe mësuesit
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në udhëzimin numër 30, datë 12.09.2018 ka përcaktuar numrin e nxënësve në grupe dhe normat e punës mësimore të drejtuesit të kopshtit dhe mësuesit
Arsimi parashkollor
Numri i nxënësve në grup / klasë përgatitore
1. Grupet e veçanta të nxënësve në kopshtet me ushqim në zonat urbane të formohen me jo më pak se 25 nxënës që frekuentojnë.
2. Grupet e veçanta të nxënësve në kopshtet e zonave rurale të formohen me jo më pak se 15 nxënës që frekuentojnë.
3. Grupet e përziera të nxënësve në zonat rurale të formohen me jo më pak se 10 nxënës që frekuentojnë. Në rastet kur ky numër nxënësish nuk sigurohet, me miratim të njësisë së vetëqeverisjes vendore mund të formohet grup me jo më pak se 5 nxënës që frekuentojnë.
4. Klasat përgatitore funksionojnë në kopshte ose shkolla të arsimit bazë dhe frekuentohen nga nxënës 5 vjeç që nuk kanë ndjekur arsimin parashkollor. Klasa përgatitore në zonat urbane të formohet me jo më pak se 25 nxënës, ndërsa në zonat rurale me jo më pak se 10 nxënës.
Numri i drejtuesve në arsimin parashkollor
1. Kopshtet me ushqim ose pa ushqim që kanë të paktën 4 grupe të veçanta ose të përziera të kenë një drejtues të institucionit arsimor.
2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, për kopshtet që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë pranë shkollave 9-vjeçare, mund të emërojnë një drejtues kopshti për jo më pak se 5 grupe nxënësish.
Norma mësimore javore e drejtuesve dhe e mësuesve në arsimin parashkollor
1. Drejtori i kopshtit: 18 orë në javë;
2. Drejtori i kopshtit i përcaktuar në pikën B/2 të këtij kreu: 15 orë në javë
3. Mësuesi i kopshtit: 30 orë në javë;
Norma e vlerësimit të arritjeve.
Drejtori i kopshtit: 6 orë në javë.
(Portali Shkollor)
Zhvillimi i pavarësisë tek fëmijët 3 dhe 4 vjeç
"Ada vizaton", planifikimi ditor
Standardet për projektimin e kopshteve